6 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Proteston Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë, kërkojnë kthimin në vendin e punës

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës po protestojnë para Qeverisë.

Ata po kërkojnë miratimin e ligjit, por jo vetëm kaq.

“Kërkojmë miratimin e ligjit dhe kthimin në vendet e punës”, është motoja e protestës së tyre.

Punëtorja e Lotarisë së Kosovës, Ibadete Hasani Berisha, tha se kanë dalë në protestë për të drejtat e tyre, duke vënë kështu theksin tek ligji dhe pagat, pasi kanë kaluar tashmë dy vjet që lotaria është e pezulluar, kur janë pezulluar të gjitha lojërat e fatit.

Hasani Berisha thotë se kanë pasur premtime nga Qeveritë e mëparshme dhe kjo aktuale në lidhje me këtë, por kërkesat e tyre ende nuk janë realizuar dhe se këto premtime kanë qenë vetëm gjatë fushatës elektorale.

“Pas zgjedhjeve Qeveria nuk ka pranuar takim, kemi provuar fizikisht, përmes e-mailave, javën e kaluar tentuam që të takohemi me Kurtin, apo ndonjë ministër, por nuk na pranuan”, shtoi Hasani.

Ajo theksoi se Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë deri në realizimin e qëllimeve të tyre./Klan Kosova/

Më Shumë

Sonte në Prizren luhet super derbi i basketbollit

Në palestrën e nxehtë ”Sezai Surroi”, Bashkimi i bën konakun Trepçës, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Këto dy skuadra u përballën...

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Lajmet e Fundit