4.7 C
Prizren
E martë, 24 Nëntor, 2020

Prova, përgjime e dëshmitarë okular- Pse hoqi shteti dorë në dënimin e të dyshuareve për vrasje të dyfishtë në Malishevë?

Vrasja e dy vëllezërve në oborr të shtëpisë në Plloqicë të Malishevës edhe pas më shumë se dy viteve nuk ka gjetur drejtësisë.

Motra e kësaj familje, Besnike Maloku, thotë që shteti nuk ishte i gatshëm për ta zbardhur rastin e vrasjes së vëllerezve të saj, ani pse ekzistojnë prova dhe dëshmitarë okualrë që kanë qenë prezent. Maloku thotë që shteti i vrau familjen e saj për së dyti.

“Qysh mbas 2-3 orëvë që ka ndodhur vrasja vëllau i ka thënë prokurorit se ka qënë kushëriri Blerim Maloku, pasi e kam njoftur në bazë të zërit dhe lëvizjes. Andaj edhe prokurori ka qenë i bindur se janë ata dhe na ka thënë nuk keni nevojë me kërku askund tjetër, sepse këta persona ja u kanë vrarë vëllezërit. Edhe pse ne për çdo thashetheme kemi hulumtu që me na drejtu me rastin dhe me zbardh këtë rast”, ka shtuar Maloku.

Për këtë krim, fillimisht u akuzuan Besim e Blerim Maloku, ne lidhje gjaku me viktimat. Këtë krim do ta bënte më të rëndë edhe ky fakt.

“Me këta persona jemi bashkëfshatarë, kemi pasur raporte të mira jo shumë të ngushta apo raportë vëllazërore po të mira po nisem nga vetja nëse i kam taku në rrugë i kam përshëndet”, ka shtuar Maloku.

Gjykata Themelore në Gjakovë, vitin e kaluar e ka liruar nga akuza për vrasje të dyfishtë të akuzuarin Besim Maloku, derisa ai është dënuar me 20 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së ngritur me 30 nëntor 2018, i akuzuari Besim Maloku, akuzohet se më 9 mars 2018, rreth orës 01:00 në fshatin Plloqicë të Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku.

Në këtë rast, i akuzuar është edhe Blerim Maloku, por ai në seancën fillestare të mbajtur më 17 dhjetor të vitit 2018, e kishte pranuar fajësinë për armëmbajtje pa leje, kurse i akuzuari për vrasje të rëndë, Besim Maloku, ishte deklaruar i pafajshëm.

Besnike Maloku në rrëfimin e saj ndan edhe momentet më të rëndësishme të procesit gjyqësor, që atë edhe sot e shqetësojnë. Thotë që, siç edhe përmenden në aktakuzë, prova kishte për ti dënuar të akuzuarit, por Prokurori Agron Matjani që në fillim kishte nisur ta zvarriste rastin. Madje edhe bastisjet e vendeve ku dyshohej që ishin hedhur armët e krimit u lanë që të bëheshin shumë muaj pas krimit.

“Mund të thëm se pas 8 muajsh ka ardhur ekipi për kontrollimin e bunarëve që personat e dyshuar i kanë përmendur brenda 48 orëvë që janë arrestuar. Atëhere djali i axhës së tyre Ismet Maloku o dëgju se kanë thënë se në përgjime e kanë përmendur se ku ai ti tregoj familjarëve mshefjen e armëve. Në ditën kritike Ismeti nuk është taku me ta, qysh e ka ditë Ismeti se ku i kanë armët, kjo ngjallë dyshimme”, ka thënë Maloku.

Motra e viktimave thotë që prokuroria edhe pse eksperti i balistkës ka potencuar se gëzhojat përshaten me armën e njëri prej të dyshuarve nuk i ka marrë parasysh. Shton se gjyqtarët ishin shumë të pa interesuar me këtë rast.

“Arma ka qenë e Besimit ai vetë e pranoj, një gezhojë u gjetur në vendngjarje u përshtat 100% më armën e Besimit, është raporti i ekspertit që kjo armë është e Besim Malokut, tre herë e kanë ftuar ekspertin në procese gjyqësore”, ka thënë Maloku.

Përveç provave të ndryshme, lidhur me këtë rast ka pasur edhe dëshmitarë në procese gjyqësore, të cilët ishin në ditën kritike ku mbetën të vrarë vëllezërit Maloku. Ata kishin dëshmuar se i ndjeri në momentet e fundit të jetës së tij e kishte treguar emrin e personit që kishte shtënë drejt tijë.

“Këta persona që ishin futur në oborrin e shtëpis dhe vranë dy vëllezërit, ishin identifikuar nga vëllu dhe djali axhës gjatë momenteve kritike, pas ndjekjes se atyre ai kishte thirrë emrin e tyre. Të gjithë dëshmitarët dëshmuar se kishin dëgjua vëllaun tashmë të ndjerë duke thirrë emrin e të akuzuarit. Po ashtu qysh mbas 2-3 orëvë që ka ndodhur vrasja vëllau i ka thënë prokurorit se ka qënë kushëriri Blerim Maloku, pasi e kam njoftur në bazë të zërit dhe lëvizjes. Andaj edhe prokurori ka qenë i bindur se janë ata dhe na ka thënë nuk keni nevojë me kërku askund tjetër, sepse këta persona ja u kanë vrarë vëllezërit. Edhe pse ne për çdo thashetheme kemi hulumtu që me na drejtu me rastin dhe me zbardh këtë rast”, ka thënë Maloku.

Përderisa për rastin e vrasjes së dy vëllezërve nga fshati Plloqicë e Malishevës, Shani e Bahri Maloku, shteti kosovarë aktualisht nuk e ka askënd të akuzuar e askënd në burg për këtë krim, familja i ka varur shpresat tek Gjykata e apelit, të cilët për shumë muaj janë duke pritur verdiktin përfundimtar/InsajderiInDoks

- Advertisement -

Më Shumë

9 muaj pandemi dhe masa kufizuese, Kosova ende pa Rimëkëmbje Ekonomike

Që nga marsi kur në Kosovë është lajmëruar rasti i parë me koronavirus, shteti ka bërë shumë pak për t’i riparuar dëmet ekonomike të...

Trumpi pranon që të nisë kalimi i pushtetit te Bideni

Donald Trump ka pranuar që të nisë tranzicioni zyrtar që presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë zyrën e të parit të Shteteve të...

Rritet numri i pacientëve të shtrirë në Spitalin e Prizrenit, në krizë edhe bizneset

Pandemia COVID-19 po cenon shëndetin e qytetarëve të Prizrenit, me numrin që po shkon duke u rritur javëve të fundit. Por kjo situatë po prek...

Prizren, 53 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse...

154 vjetori i lindjes së poetit Ndre Mjeda

Sot kujtojmë 154 vjetorin e lindjes së Ndre Mjedës, një prej poetëve dhe veprimtarëve më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe letërsisë shqipe. Gjeografia e studimeve...

Hoti: Deklaratat e Selmanajt rreth të pagjeturve janë shtrembëruar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj janë duke u shtrembëruar. Hoti këto komente i bërë pas nënshkrimit të...

Testohen 600 mësimdhënës në Prizren, 18 rezultuan me COVID-19

Gjashtëqind mësimdhënës janë testuar për COVID-19 në Prizren. Prej tyre, 18 kanë rezultuar pozitivë. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se testimi i mësimdhënësve është bërë...

Komuna e Malishevës ekzekutoi mjete për 406 nëna që kanë lindur fëmijë

Komuna e Malishevës ka bërë ekzekutimin e 40 mijë e 600 eurove për 406 nënat që kanë lindur gjatë këtij viti. Ky ekzekutim vjen...

Shitje rekorde e memoareve të Obamës, brenda 24 orëve 890 mijë ekzemplarë

Gjatë 24 orëve të para, memoaret e ish-presidentit amerikan Baracka Obama, “Toka e premtuar” u shitën rreth 890 mijë ekzemplarë në SHBA dhe në...

Përfundon greva e minatorëve të Trepçës

  Ministria e Ekonomisë dhe e Ambientit ka konfirmuar se ua ka transferuar pagat e muajit tetor punëtorëve të minierës së Trepçës. Kësisoj nga greva janë...

Buxhovi: Histografia serbe ka bërë falsifikim flagrant, në shekullin e 19-të nuk kanë ekzistuar kombet

Historiani Jusuf Buxhovi në Pressing në T7 ka treguar se si e falsifikoi Serbia historinë e saj dhe të shqiptarëve. Ai tha se në...

Prizren, 22 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse...

Hyjnë në fuqi masa të reja, Prizreni në zonën e verdhë

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit...

Vdes anëtari i LDK-së në Prizren

Ka ndërruar jetë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Halit Buzhala. Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook faqja e LDK-së në...

I mituri maltreton një person në Prizren

Një i mitur ka maltretuar një person tjetër dhe pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari i nervozuar derisa po dilte nga dera e hyrjes...

Totaj thotë se futen në Qeveri vetëm nëse iu ofrohet kryeministri

Nënkryetari i PDK’së, Shaqir Totaj ka thënë se nuk do të futen në Qeveri. “Qëndrojmë atyre fjalëve të kryetarit tonë Kadri Veseli pas përfundimit të...

Lajmet e Fundit

Prizren, 11 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse...

Dy të vdekur në Prizren, tre në Suharekë nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të...

Ky do të jetë trajneri i ri i Kosovës U21

Federata e Futbollit e Kosovës pritet që të bëjë ndryshime sa i përket trajnerëve në grupmoshat e reja të Përfaqësueses së Kosovës. FFK-ja ka vendosur...

Mustafa: Presidenti të zgjidhet sa më shpejtë, të mos shkohet në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet pa shkuar në zgjedhje. Ai në një prononcim...

Oda e Hotelirisë dhe Turizmit gati për protesta

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protesta në rast se as në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Veç tjerash,...