2.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Prova të reja për vrasjen e Bellanicës në vitin 1998

Hajriz Hoxha nga Bellanica, në emisionin Drejtësia në Kosovë përmendi një nofkë të cilën deri më tani në asnjë rast nuk e kishte përmendur e cila deri më tani nuk është trajtuar as nga prokuroria.

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka zbuluar të dhëna për nofkën e njërit prej pjesëmarrësve të mundshëm në krimin në Bellanicë. Dëshmitari i rastit Hajriz Hoxha, vëllai i viktimës Ramizit, ka përmendur se ka dëgjuar nofkën e njërit prej njerëzve të maskuar.

“Më doket kanë qenë do djem, njani ka qenë fort i shkurtë. Njani erdh prej atje, tu ardhë knej ky tjetri i bërtiti, ‘ftyrë’ dil në vend tondin. Veç kaq, ma tutje s’i njoh kush janë kon”, tha Hajriz Hoxha

Hajriz Hoxha në emisionin Drejtësia në Kosovë përmendi një nofkë të cilën deri më tani në asnjë rast nuk e kishte përmendur e cila deri më tani nuk është trajtuar as nga prokuroria.

Këtë rrëfim të Hajrizit nuk e ka nxjerrë askush deri më tani, as prokurorët e EULEX-it as ata të UNMIK-ut e as prokurorët e Kosovës pavarësisht se plaku është intervistuar disa herë deri më tani.

Nuk ka të dhëna se sa persona e kanë mbajtur këtë nofkë në UÇK e as të dhëna se sa njerëz mund të jenë thirrur me këtë emër në mes vetes. Ajo çfarë ka siguruar DnK është se gjatë gjykimit në rastin Kleçka është përmendur se nofka “Ftyra” i ka takuar njërit prej pjesëtarëve të UÇK-së me inicialet N.Sh.

Ekipi i emisionit e kishte takuar këtë person por ai përpos se nuk pranoi të flasë para kamerës, mohoi të ketë lidhje me këtë rast duke thënë se çdokush ka mundur të përdorë nofka të tilla gjatë luftës.

”Unë kam vendosur mos të deklarohem rreth këtë rast’, tha ai.

Më Shumë

Kino “Lumbardhi” në Prizren nis programin e filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar” këtë janar

Kino “Lumbardhi” në Prizren nis këtë muaj programin e filmave të klubit “Kinemaja e Zgjeruar”, me tre shfaqje të veçanta në 9, 16 dhe...

Restaurohet shtëpia e familjes Bërlajolli në Qendrën Historike të Prizrenit

Një tjetër aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore është rikthyer në shkëlqimin e tij në Qendrën Historike të Prizrenit. Shtëpia e familjes Bërlajolli, që...

Lajmet e Fundit