PS e Shqipërisë me rezolutë për sulmin në veri: Serbia larg Kosovës

Partia Socialiste e Shqipërisë ka përgatitur një rezolutë për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator, duke kërkuar nga Serbia që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore ndaj Kosovës. Po ashtu PS kërkon edhe nga bashkësia ndërkombëtare transparencë ndaj sulmit në Banjskë.

Në rezolutën e PS-së dënohet ashpër sulmi i armatosur që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku dhe la të plagosur 2 të tjerë, ndërsa i bën thirrje SHBA-së e BE-së dhe aleatëve strategjikë që të ngrenë në nivelin më të lartë alarmin dhe aksionin demokratik për të parandaluar rrezikun që i kanoset sigurisë e paqes në Kosovë, rajon e më gjerë.

Po ashtu, në rezolutën e PS përgëzohet qeveria e Kosovës për masat e marra me qëllim parandalimin e goditjen me mjete kushtetuese e ligjore përpjekjeve për cenimin, sulmimin dhe rrezikun e rendit kushtetues të Kosovës dhe jetës së qytetarëve.

Më tej, i kërkohet Serbisë që të heqë dorë nga qëndrimet dhe veprimet armiqësore ndaj Kosovës dhe hapjen e një hetimi serioz e transparent ndaj organizatorëve e autorëve të sulmit terrorist.

PS përgëzon institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës për maturinë dhe profesionalizmin e tyre si dhe vlerëson forcat e EULEX-it dhe KFOR-it për gatishmërinë, bashkëpunimin dhe angazhimin në aksionin për zmbrapsjen e sulmeve kriminale të njësive terroriste dhe neutralizimin e përpjekjeve për përshkallëzimin e konfliktit në veriun e Kosovës dhe destabilizimin e vendit.

PS vlerëson se prania e shtuar e KFOR-it në veri të Kosovës është një garanci për paprekshmërinë e kufijve të saj si dhe për sigurinë dhe paqen në tërë rajonin.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit