Pse anuloi vizitën Presidentja?

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka anuluar vizitën e saj në Belgjikë, ku do të merrte pjesënë shënimin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, me arsyetimin e krizës politike në vend.

Në këtë ngjarje do jenë të pranishëm liderë të ndryshëm botërorë, ndërsa ishte mundshëm edhe një takim me Kancelaren Angela Merkel.

Vendi është përfshirë nga ngërçi politik tash e pesë muaj, prej përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, për shkak të qëndrimeve të ngurta mes dy kampeve politike që synojnë ndërtimin e institucioneve, PDK’së dhe Bllokut Opozitar.

Një vizitë jashtë vendit e Presidentes Jahjaga, për 3-4 ditë të qëndrimit të saj në Belgjikë, në një event që do të ishte i dobishëm për të dhe Kosovën, nuk është se do ta kishte thelluar edhe më tepër krizën politike në vend, ndërkohë që as tentimet e saj për të gjetur zgjidhje në takime me liderët nuk ka rezultuar suksesshëm.

Atëherë, cila mund të jetë arsyeja e anulimit të kësaj vizite?

A do të thotë kjo se ditët në vijim kërkojnë domosdoshmërish praninë e Presidentes në Kosovë, që nënkupton se kjo javë mund të sjellë ndonjë zhvillim të rëndësishëm me të cilin do të zhbllokohet vendi?/politiko.net/

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit