Pse Isa Mustafa nuk po e shkarkon ministrin Jabllanoviq?

Mustafa-JabllanoviqProfesori i çështjeve juridike, Riza Smaka, thotë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk mund të marr një vendim për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Minoritete, Aleksandër Jabllanoviq, për arsyen se Lista Serbe mund të reagoj disfavorshëm ndaj tij.

“Koalicioni ndërpartiak PDK- LDK, në parim është fragjil dhe delikat aq më parë kur Lista Srpska është pjesë e tij me kondita të caktuara. Kryeministri druan që Lista Srpska mund të reagojë në disfavorin qeveritar të cilit ai i druan jo pak! Poashtu së pakut deri më tani kryeministrit i mungoj vendosmëria e premierit të vendit për të reaguar me konsekuencë shtetërore për shkak në vendin tonë pos vështirësive dhe problemeve të shumta e të ndryshme, linden protestat e fuqishme nga qytetarët e disa subjekte politike”, thekson Smaka, shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij, sentenca “Shumë pushtet shumë përgjegjësi”, është e panjohur për kryeministrin Mustafa.

“Sentenca romake ‘Shumë pushtet shumë përgjegjësi’ si duket për kryeministrin e vendit është e panjohur, së paku deri më tani”, thekson profesor Smaka.

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Malisheva ashpërson masat ndaj ndotësve, Kastrati vlerëson kontributin e bizneseve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar kontributin e bizneseve lokale në aksionin për pastrimin e ambientit, ndërsa njëkohësisht ka paralajmëruar masa...

Lajmet e Fundit