7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Pse po i ngutet Isa Mustafës me zgjedhjet në parti?!

isa mustafa 3Lidhja Demokratike e Kosovës shumë shpejt do t’i shpallë zgjedhjet e brendshme partiake. Burime brenda LDK-së i kanë thënë Gazetës Blic se brenda pak ditësh do të shpallen edhe zyrtarisht zgjedhjet e përgjithshme në këtë parti.

Zyrtarisht askush nga LDK-ja nuk ka dashur të flas se kur mund të shpallen zgjedhjet e reja në këtë parti. Gazeta Blic ka provuar që të kontakoj me disa zyrtarë të kësaj partie, mirëpo askush nuk ka dashur të flasë për këtë çështje.

As sekretari i përgjithshëm i partisë, Ismet Beqiri i cili është edhe përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të brnedshme partiake nuk ka kthyer përgjigje. Ai as nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike e as SMS-ve të dërguar nga redaksia.

Mirëpo, burime të Gazetës Blic brenda LDK-së kanë bërë të ditur se mbajtja e shpejt e zgjedhjeve ndërlidhen me “shuarjen” e pakënaqësive që ka në këtë parti pas hyrjes në koalicion me PDK-në.

“Disa prej të pakënaqurve në parti do t’u jepen pozita në qeveri. Disa do të sistemohen nëpër agjenci apo edhe në institucione të ndryshme. Pra, edhe zgjedhjet e brendshme do të mbahen sa më shpejt, në mënyrë që të mos ketë shumë të pakënaqur dhe kësisoj të menaxhohet situata e krijuar, duke i akomoduar në pozita disa të rebeluar”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, Isa Mustafa do të jetë kandidati më serioz për ta rimarrë sërish kreun e partisë.

“Mustafa e ka përkrahjen e njerëzve më të fortë të partisë si: Agim Veliut, Sabri Hamiti, Gazmend Muhaxherit… Edhe Lutfi Haziri me gjasë do ta mbështesë Mustafën. Në kryesinë aktuale deri më tani pos Vjosa Osmanit, askush nuk e ka sfiduar Isa Mustafën”, ka thënë ky burim.

Se a do të jetë Vjosa Osmani kundërkandidate e Isa Mustafës për postin e kryetarit të partisë, mbetet të shihet.

Ndonëse ajo në një intervistë që e ka dhënë më herët ka thënë se e mbështet Isa Mustafën, mirëpo është kundër hyrjes së tij në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit.

Osmani pas kundërshtimit që i bëri koalicionit PDK- LDK pati një mbështetje të fuqishme të elektoratit të partisë. Përpos që shumë simpatizant të LDK-së e mbështetën nëpër rrjetet sociale, në Facebook u hapën edhe disa faqe, ku mbështesnin Vjosa Osmanin për kryetar të LDK-së./Gazeta Blic/

Më Shumë

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Lajmet e Fundit