13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pse të rinjtë tanë kaq shumë e kaq lehtë po ksenocentrizohen?!

LuanSallaukaLuan Sallauka

Rinia kosovare sot më shumë se kurrë është e ksenocentrizuar. Ksenocentrizëm nënkupton mbivlerësim i kulturës së huaj dhe nënvlerësim i kulturës së vet, që nënkupton se në vazhdimësi humbë nga identiteti i saj bazë.
Rini e paperspektiv. E vendosur në sfond ku asgjë nuk mund ta ndriqon. Njëjtë sikur i vetvaruri në litar në frymën e tij të fundit. Rini që përqafon jetën e shthurur…Përqafojnë elemente të huaja kulturore, ndërsa i ikin kulturës së tyre. Ta peërqafosh një kulturë të huaj, sot vlerësohesh si qytetar i një niveli të lartë, ndërsa të përqafosh elemente kulturore tradicionale vendore, vlerësohesh si “katundar”, person qe vjen nga vendet rurale. Dhe, për çudi sot të gjithë dëshirojnë të jenë qytetar.

Sot të qenurit qytetar dhe i qyteteruar ka një kuptim diamentralisht të kundërt. Kushtetuta e Republikes së Kosovës e vlerëson (identifikon) çdo person që jeton në Kosove si qytetar të Kosovës. Mirëpo, qytetërimi është diçka ndryshe. Kultura, feja, gjuha, traditat, rregullat, normat, zakonet, parimet, ligjet, respekti, miresjellja, morali, nderi, përgjegjësia dhe shumë elemente të tjera e përbëjnë qytetërimin si subjekt.

Ndërsa sot, rinia kosovare në përgjithësi vazhdon të jetë e dhanun pas një jete që prodhon veç konflikt ndërmjet personave, gjeneratave, vet jetës dhe poashtu vet personit. Sigurisht të pafat. Askush nuk provon të merret me ta. Shteti hiq se hiq. Shkollat kanë “falimentuar” në këtë pik. Universitetet janë bërë tregje ku të rinjt sot mund të blejnë nga produktet e vendosura në treg, ose ose edhe mund të bëjnë porosi.

Si paradoks që vështirë ti gjejm zgjidhjen janë ankesat në vazhdimësi nga të rinjt për papunësi, ndërsa tërë kohën kalojnë nëpër kafiteri dhe mesatarisht harxhojnë nga 3 euro në ditë, që në total vjetor del se kanë harxhuar 1095 € në vit. Nuk mund të kalojnë ditën pa pi kafe, e për cigare as që bëhet fjalë (1 pako cigare me çmim mesatar 1.30 €, vlera totale në vit, 474.5 €). Duke i mbledhur të dyjat bashkë del se ata harxhojnë 1 569,50 € në vit. Çfarë harxhime marramendëse për këta të papunë, për këta të rinj që vazhdojnë ta përqafojnë rrugën, jetën e natës, duhanpirjen dhe për më shumë analfabetizmin.

Libri është tanimë i urryer. Të blesh një libër, është sikur ti gjuash parat në ËC, sot mendojnë një pjesë e madhe e të rinjëve kosovar. Çfarë tmerri. I duan bastoret, alkoolin, jetën e shthurur, shëtitjet. Ndërkaq, urrejnë librin.
Në shtëpitë e tyre nuk lëjnë pa u përla, kacafyt e u hidhëru me të gjithë anëtarët e famljes. Ofendojnë dhe nënvlerësojnë prindërit e tyre. Injorojnë dhe ironizojnë nënat e tyre. Secili prej tyre dëshiron pushtet brenda familjes. Dëshiron të jetë i pari. Dëshiron të bëjë gjithçka pa e penguar askush. Dhe, sot ankohen se kanë shoqëri të keqe në shtetin e tyre. Çfarë kontrasti ky?!

Harxhojnë pa kontroll, dhe asnjë cent nuk sjellin në shtëpi. Kur ulen të hajnë mëngjesin, drekën e darkën ulërasin se nënat e tyre nuk po i përgatisin asgjë. Sa nuk kacafyten me to! Pse me u’a prish gjakun nënave kur as edhe një cent nuk dërgojnë në shtëpitë e tyre. Ndërsa dalin në qytet dhe tregojnë butësi, mirësi, respekt e mirësjellje për të gjithë. Thuajse të jenë engjuj, a shtëpitë e tyre sa nuk i kallin.

Tërë natën kalojnë duke u “chatirat”, duke besu se po bënë gjënë e duhur, duke besuar se më në fund ja arritën ta sigurojnë edhe një të dashur (vlen për të dyja gjinitë), a harrojnë se 1 anëtarë i familjes dërrmohet duke punu që ti mbajnë me bukë. Më e keqja, duhet me ja pagu edhe internetin 20 euro në muaj që mos mu tranu djali apo qika. Çfarë tmerri?!

Më e shëmtuara që kurrë nuk falet, të rinjtë sot që studiojnë, tërë kohën e kalojnë nëpër kafiteri duke bërë biseda dashurie, duke paragjykuar të tjerët, duke u marrë me thashetheme. Janë largë dhe jashtë çdo sistemi akademik. Formatin e librave as që e dijnë. Dashuria e tyre për skripta në formë libri sa vjen e zbehet. Tani duan skripta të vogla me nga 5 faqe maksimumi ose ose ti kenë të përgatitura pyetjet e përgjigjjet në format testi provues. Këto nuk janë studime. Jane krim i vërtetë mësimor.
Ka edhe shumë e shumë. Mjerët ne për ku jemi nis. Kjo rrugë pa semafor e pa ndriqim, shumë të rinjë po i lë invalid, pa karroca e paterica. Plotë të tjerë të verbër e pa syzë, e disa të tjerë të shurdhër e pa aparat me mundësi dëgjimi. Edhe më keq, pa duar e pa këmbë. Plotë e plotë edhe pa mendje…U bëftë mirë për këtë rini. U zbardhoftë kjo rini e zezë.

 

Më Shumë

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Lajmet e Fundit