2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

PSV kërkon Elanga-n, Manchester United kërkon të rikthejë Januzajn

Eindhovens Dagblad raporton se PSV Eindhoven po konsideron të nënshkruajë Anthony Elanga në huazim nga Manchester United.

PSV po përpiqet të gjejë një zëvendësues për Cody Gakpo, i cili u transferua në Liverpool në fillim të muajit.

Elanga, 20 vjeç, ka qenë i lidhur me Everton gjatë afatit kalimtar, por për momentin nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Tani PSV mund të bëjë një lëvizje për reprezentuesin suedez, megjithëse ata po konsiderojnë gjithashtu një ish-lojtar të Manchester United, me Adnan Januzaj të Sevilla-s në listën e tyre të ngushtë.

Januzaj mund të bëhet i disponueshëm nëse Bryan Gil i bashkohet Sevillas nga Tottenham Hotspur.

Elanga po kërkohet edhe nga Borussia Dortmund, por asnjë marrëveshje nuk është arritur deri më tani.

 

Më Shumë

Shqipe Kastrati vjen me hitin e ri ‘A ma bon hallall’

Këngëtarja Shqipe Kastrati ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “A ma bon hallall”, një këngë që pritet të shndërrohet...

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress. Organizatori,...

Lajmet e Fundit