14 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Pula: Do të hetohen edhe ata që “nxisin” keqpërdorimin e votave

laura pulaaProkurorja e shtetit, Laura Pula, ka bërë të ditur se Prokuroria ka trajtuar 1600 lëndë, aktakuza për manipulim gjatë zgjedhjeve të vitit 2010.

Sipas saj, në këto vepra, të përfshirë kanë qenë komisionarët e partive politike.

“Prokuroria e Shtetit, lëndët me aktakuzë për keqpërdorim të votave gjatë zgjedhjeve i ka marrë me prioritet dhe ato janë shqyrtuar e dorëzuar në Gjykatat Themelore për vendimet finale, ndërsa aktvendimet për keqpërdoruesit, fillimisht kanë qenë dënimi me gjoba, pastaj janë konvertuar në aktgjykime me burg dhe aktgjykime me kusht”, tha Pula, transmeton Botapress.

Prokurorja Pula, ndërkaq, ka vënë në theks edhe përgatitjen e prokurorëve për trajtimin me prioritet të lëndëve të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimet e mundshme në zgjedhjet e 8 qershorit.

Sipas saj, prokurorët do të angazhohen në një pistë më të gjerë të hetimit mbi manipulimet e votave, duke kërkuar kështu dëshmi se prapa kujt fshihen manipuluesit e votave.

“Tani e tutje, prokurorët nuk do të merren vetëm me keqpërdorimet që mund të bëjnë komisionarët në zgjedhjet e ardhshme, por do të zgjerojnë pistën e hetimeve, për të verifikuar se kush fshihet prapa atyre, përkatësisht kush i ka shtyrë ata të keqpërdorin votën”, shprehet Pula.

Më Shumë

Shannon Shorter, MVP i publikut

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së. Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje...

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Lajmet e Fundit