10.5 C
Prizren
E enjte, 4 Dhjetor, 2025

Punëtorët e Telekomit të hënën në protestë

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së, ka paralajmëruar protestë për shkak të bllokimit të llogarive bankare, me ç’rast mijëra punëtorë kanë mbetur pa paga.

Protesta do të mbahet të hënën më datë 16.11.2020 prej orës 13:00 në Sheshin pran Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Kjo është komunikata e plotë e FSP-PTK-së:

Të nderuara media te shkruara dhe elektronike

FSP-PTK në vitet e fundit është ballafaquar ne vazhdimësi me sfidat qe ka kaluar dhe po kalon kompania jonë. Jemi munduar në maksimum të bëjmë denoncimet për kontratat e dëmshme dhe faktorët që kanë ndikuar në gjendjen aktuale të kompanisë, këto denoncime i kemi bërë në Prokurorin e Shtetit dhe përmes mediave.

FSP-PTK ka vazhduar edhe me informimin për gjendjen aktuale të Telekomit, tek Ministria përkatëse dhe deri te Kryeministri, mirëpo deri më tani kemi hasur në veshë të shurdhër. Ju kemi treguar se: kompania Dardafon .net (ish-Zmobile) ka qenë dhe është kontratë kriminale, e cila Telekomit i ka shkaktuar humbje mbi 200 milion euro. Gjithashtu, ju kemi bërë të qartë se FSP-PTK nuk e njeh këtë borgj, por kot…!

Me datën 26.10.2020 për herën e dytë, Telekomit të Kosovës nga zhvatësit Devollet i janë bllokuar llogaritë bankare. Bllokimi i dytë brenda 3 muajve dhe tërheqja e mjeteve financiare, ka rrezikuar operimin e kompanisë dhe mirëqenien e punëtoreve. Prej datës 26.10.2020 e deri me tani, FSP-PTK ka bërë përpjekje për zgjidhjen e kësaj gjendje përmes dialogut social, mirëpo Aksionarit (Qeverisë të Republikës së Kosovës) nuk i kanë marre parasysh kërkesat tonë për një zgjidhje emergjente, që çon në ruajtjen e kompanisë, punëtorëve dhe rendit publike në Kosovë.

FSP-PTK ju ka bërë të qartë se shkatërrimi i Telekomit ka ardhë nga Qeveritë dhe kjo gjendje DUHET të zgjidhet nga Qeveria sepse Qeveria duhet të merr përgjegjësi për pasurinë që menaxhon, kur dihet se Telekomi i Kosovës është pasuri e qytetarëve të Kosovës. Ketë pasuri, Kuvendi i Kosovës ja ka besuar për menaxhim dhe zhvillim e Telekomit, Qeverisë të Republikës së Kosovës.

FSP-PTK ketë gjendje e cilëson ALARM I KUQ, sepse në çdo moment janë kah rrezikohen mbi 1 milion konsumatorë të Telekomit, pagat e punëtoreve dhe në fund humbja e vendeve tona të punës. Prandaj, neve si punëtore nuk kemi rrugëdalje tjetër, vetëm të protestojmë, protestojmë dhe protestojmë, përkundër masave që ka ndërmarre Qeveria për ruajtjen nga COVID-19.

Të nderuar/a,

Ju bëjmë Thirrje për Protestë!

Protesta fillon të Hënën me datë 16.11.2020 prej orës 13:00 në Sheshin pran Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Familjarët e gjejnë pa shenja jete të miturin në Reçan të Prizrenit

Një i mitur është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij dje në fshatin Reçan të Prizrenit. Viktima ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit...

Serbia ia cakton 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës,...

Lajmet e Fundit