Punëtori nga Prizreni vdes tri ditë pasi u rrëzua derisa po punonte në një lartësi prej 2 metrash

Një person ka vdekur të premten pasi që kishte rënë nga lartësia prej 2 metrash derisa ishte duke kryer punë fushe në Prizren.

Viktima ka ndërruar jetë në QKUK teksa po merrte trajtim mjekësor dhe trupi i tij u është dërguar familjarëve për ceremoni mortore.

Viktima është raportuar se të martën, më 11 maj, ishte rrëzuar nga një lartësi rreth 2 metra derisa ishte duke kryer disa punë fushe.

Ai fillimisht kishte marrë ndihmën e parë mjekësore në Emergjencën e Prizrenit pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është dërguar në QKUK.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kryer disa punë fushe ishte rrëzuar nga një lartësi rreth 2 metra dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima fillimisht ndihmën e parë mjekësore e kishte marrë në emergjencën e Prizrenit pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK. Në vendi e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhej në raportin e Policisë./Gazeta Sinjal/

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit