Punëtori prish gjithçka që kishte ndërtuar, pronari s’e pagoi për punën

Një burrë që është ende në pushime kur të kthehet do të gjejë shtëpinë e tij pa çati.

Kjo për shkak se pati një grindjeje në telefon me punëtorin që ia besoi punën e shtëpisë së tij, njofton Klan Kosova.

Pronari i shtëpisë tha se kishte një mosmarrëveshje rreth ndërtimit të shtëpisë në Leicester, duke refuzuar të paguante 4 mijë euro.

“Unë kisha shkuar me pushime dhe isha larg kur ndodhi kjo. Unë thirra policinë, e cila tha se ishte një mosmarrëveshje dhe jo rast penal. Prandaj, unë i kam dërguar letër Standardit të Tregtisë.

Unë jam ende me pushime kështu që është e vështirë ta zgjidhësh çështjen nga këtu. Fatkeqësisht zgjodha mjeshtrin më të keq”.

Pronari i shtëpisë tha se ai nuk pranoi të paguajë atë sepse ishte i pakënaqur me punën, shkruan Metro.

Një fqinj tha se puna e lënë në gjysmë ka krijuar rrëmujë në rrugë.

Shtëpia ka mbetur pa çati dhe ka një vrimë.

 

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit