9.3 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Punimet në ndërtimin e objektit të urgjencës në QKMF të Malishevës drejtë përfundimit

Ndërtimi i objekti të urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, po shkon drejt përfundimit të saj dhe shumë shpejt Malisheva do të bëhet me një objekt dhe një shërbim shumë profesional në fushën e ofrimit të shërbimit urgjent shëndetësor. Punimet në këtë objekt sot i kanë parë nga afër i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti.

Kryetari Begaj dhe drejtori Hoti, janë njoftuar nga drejtori i QKMF-së, Nuhi Morina, me punimet dhe rëndësinë që ka ndërtimi i këtij objekti, i cili pas futjes në funksion do të përmirësoj shërbimet shëndetësore që ofrohen nga shërbimi i urgjencës. Begaj, pasi u njoftua me punimet që janë duke u bërë, u nda i kënaqur me ecurinë dhe cilësinë e punimeve në këtë objekt, pasi ndërtimi është duke u bërë sipas standardeve të kërkuara.

“Ne jemi duke investuar në të gjitha fushat e infrastrukturës, ndërsa investimet në shëndetësi janë një prej prioriteteve tona, pasi kemi obligime në raport me shërbimet shëndetësore dhe jemi duke dhënë maksimumin e mundshëm në këtë drejtim, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira shëndetësore”, tha kryetari Begaj.

Përndryshe, qyteti i Malishevës, që gjendet në mes të Kosovës, i ka më së largu qendrat spitalore, prandaj ofrimi i shërbimit shëndetësor të urgjencës, është tepër i nevojshëm dhe për këtë qëllim komuna është duke investuar në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

Më Shumë

Burri ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas në Malishevë, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 5 shkurt, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një...

Bashkimi mposhtet në Pejë

Skuadra e Bashkimit ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Peja 03, në ndeshjen e zhvilluar sot në Palestrën Sportive “Karagaçi”, në kuadër të xhiros...

Lajmet e Fundit