6.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Pupovci kërkon që mos t’i bëhet presion mësuesit në Prizren

Njohësi i çështjeve të arsimit në vend, Dukagjin Pupovci, ka propozuar tre hapa që duhet të ndërmarrë shteti i Kosovës, para se të merret ndonjë masë ndaj mësuesit të komunitetit turk që fotografoi veten dhe nxënësit e tij me përshëndetjen ushtarake turke, që po shihet si shenjë solidarizimi me aksionin kundër kurdëve.

Ai ka thënë se “para se të merren masa ndaj mësuesit të komunitetit turk i cili paska bërë selfie me fëmijët që shihen duke përshëndetur ushtarakisht, do të ishte e udhës që Kosova t’i bëjë tri veprime.

“E para, Qeveria e Kosovës të marrë qëndrim në lidhje me aksionin ushtarak të Ankarasë ndaj kurdëve në veriun e Sirisë, i cili po zhvillohet me përkrahjen e heshtur të Administratës së Trumpit – e mbështetë apo jo?”, ka shkruar Pupovci.

Së dyti, sipas tij, “drejtësia e Kosovës të shpjegojë se si është e mundur që, në kundërshtim me të gjitha ligjet e vendit, t’i dorëzohen Turqisë katër pjesëtarë të supozuar të Lëvizjes Gyleniste me leje të rregullta qëndrimi në Kosovë, dhe asnjë protagonisti të kësaj ngjarje të mos i mungojë asnjë fije floku”.

“Së treti, Federata e Futbollit e Kosovës të deklarohet se çfarë mendon për gjestin e Vedat Muriqit, i cili, bashkë me futbollistët tjerë të Fehnerbahçes, u solidarizua me aksionin ushtarak në Siri”, ka thënë Popovci.

Sipas tij, nëse Kosova nuk ka kapacitet, vullnet ose guxim që t’i bëjë këto tri veprime, atëherë të mos bjerë në qafë mësuesit.

Pupovci ka sqaruar për Koha.net se ky qëndrim i tij nuk paraqet përkrahje për veprimin ushtarak të ndërmarrë nga Erdogani, por është qëndrim kundër represionit ndaj mësuesit të komunitetit turk, përderisa shteti i Kosovës nuk ka kapacitet që të marrë qëndrim kundërshtues ndaj aksionit ushtarak.

Më Shumë

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Shtetasi i Kosovës, Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte arrestuar më 26 nëntor 2025 nga autoritetet serbe në pikë-kalimin...

Sot seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, dëshmojnë punonjësit e lokaleve ku ndodhi tragjedia

Sot, duke filluar nga ora 13:10, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi...

Lajmet e Fundit