8.1 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Pushteti i bashkoi, pushteti i ndau

Ndarja e opozitës tashmë po shprehet hapur edhe ndërmjet partnerëve opozitarë. Zyrtarët e “Vetëvendosjes” e quajnë hipokrizi ftesën e AAK-së për protestë, derisa deklarojnë se nuk kanë vija të kuqe ndaj asnjë partie. Analistët thonë se pushteti i bashkoi dhe pushteti i ndau

Lufta për pushtet i bashkoi dhe është pikërisht lufta për pushtet që po i ndan tri partitë opozitare që formuan bllokun anti-Qeveri: Lëvizjen “Vetëvendosje”, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nismën për Kosovë”.

Kështu mendojnë analistët politikë, të cilët kauzën për kundërshtimin e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për Demarkacionin me Malin e Zi, i shohin si mjet për realizimin e qëllimit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Opozita u përça në momentin kur në tavolinën e bisedimeve u shtruan çështjet për hyrje me një listë të përbashkët në zgjedhjet (që nuk po dihet se kur do të mbahen) kandidatin për kryeministër e prijësin e listës zgjedhore.

Akuza të ndërsjella tanimë po dalin hapur nga të dyja subjektet politike, AAK-ja dhe LVV-ja, që dëshmojnë prishjen e bllokut.

Kjo po dëshmohet dhe me faktin se AAK-ja e vetme ka vendosur të protestojë kundër Qeverisë.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, e ka quajtur mashtrim të qytetarëve thirrjen e protestës nga AAK-ja kundër këtij pushteti, derisa në anën tjetër deklaron se nuk ka vija të kuqe as ndaj dy partive në pushtet.

“Të ftosh protestë për dorëheqjen e regjimit autoritar dhe në anën tjetër të thuash se ‘nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti politike’, përveçqë është hipokrizi, është edhe mashtrim për qytetarët”, ka thënë Haxhiu në një shkrim në “Facebook”.

Sipas saj, Kosova nuk ka nevojë vetëm për ndryshim fytyrash, por mbi të gjitha për ndryshim të mendësisë politike.

Më Shumë

Përleshje në Xerxë të Rahovecit, arma bie nga brezi gjatë rrahjes – përfundon e fshehur në një veturë

Një incident i pazakontë është regjistruar në fshatin Xerxë të Rahovecit, ku një përleshje fizike mes disa personave ka përfunduar me sekuestrimin e një...

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Lajmet e Fundit