2.3 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Putin dhe Merkel diskutojnë mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel diskutuan mundësinë e prodhimit të përbashkët të vaksinave kundër koronavirusit, raporton AFP.

Kremlini njoftoi se diskutimet u zhvilluan në kuadër të një telefonate që patën të dy liderët të martën.

“U diskutuan çështjet e bashkëpunimit për luftimin e pandemisë së koronavirusit me një theks në perspektivat e mundshme për prodhimin e përbashkët të vaksinave”, tha Kremlini në një deklaratë.

Në deklaratë u tha se është arritur pajtim që kontaktet të vazhdojnë mes ministrive të shëndetit të të dyja vendeve dhe agjencive të specializuara.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu zgjidhjen e konfliktit midis Kievit dhe forcave separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore, pasi situata ka mbetur e bllokuar që kur u nënshkruan marrëveshjet e paqes më 2015. Rusia dhe Gjermania kohët e fundit kanë filluar vaksinimet masive për të frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për të shmangur rivendosjen e bllokimeve në të gjithë vendin.

Gjermania po përdor vaksinën e zhvilluar bashkërisht nga Pfizer dhe kompania me bazë në Mainz – BioNtech, ndërsa Rusia ka hedhur në qarkullim masiv vaksinën e saj – Sputnik V.

Në muajin gusht 2020, Rusia njoftoi se do të fillojë përdorimin e vaksinës së saj para fillimit të provave klinike në shkallë të gjerë, duke ngritur shqetësime mbi shpejtësinë e procedurës së licencimit.

Disa kritikë e kanë përshkruar këtë veprim si një mjet për të forcuar ndikimin gjeopolitik të Rusisë.

Alexander Gintsburg, drejtori i qendrës shtetërore të kërkimit Gamaleya që e zhvilloi vaksinën Sputnik, të martën tha se mbi 1 milion njerëz në Rusi janë vaksinuar.

Moska dërgoi gjithashtu vaksinat e saj në Bjellorusi, Serbi dhe Argjentinë dhe njoftoi se Bolivia do të furnizohet me 2.6 milionë doza./rel/

Më Shumë

KQZ- Numërohen mbi 12% të votave, prin LVV me 46%, PDK 19%, LDK 13%, AAK 7%

Janë numëruar 12.4% të votave, sipas KQZ-së. Sipas rezultateve, LVV ka 46.18% të votave. PDK-ja ka 19.73%, LDK-ja 13.36%. Ndërkaq AAK-ja 7.49% të votave Marketing https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/pagese-me-keste-shiten-4-banesa-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Lajmet e Fundit