Marrëveshjet u nënshkruan pasi që Putin ishte në turneun e tij në Amerikën Latine dhe me këto marrëveshje do të rritet ndikimi i Rusisë në këtë regjion.
Marrëveshja u nënshkrua të shtunën në mbëmje, pas takimit në mes të presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner dhe Putinit.
Marrëveshjet mbi energjinë bërthamore do të mundësojnë që korporata e madhe ruse e energjisë atomike, Rosatom, të përfshihet në ndërtimin e njësive bërthamore në uzinën e energjisë në Argjentinë, e cila quhet Atucha 3.
Shteti i Argjentinës është dëshpërimisht duke kërkuar investime të huaja, pasi që është duke u përballur me një “falimentim” të mundshëm, pasi që investitorët kishin refuzuar që të paguanin për borxhin e saj.
Ndalese e parë e Putinit në Amerikën Latine ka qenë Kuba, kurse pas kësaj ai bëri një vizitë të papritur në Nikaragua.
Në Kubë, Putin u takua edhe me Fidel Castron, ish-liderin e këtij vendi, i cili ka brajktisur të gjitha postet partiake e qeveritare pas sëmundjes së rëndë dhe disa operimeve.
Putini është duke shikuar mundësitë për të forcuar lidhjet me shtetet e Amerikës Latine, në mënyrë që këssisoj pjesërisht të balancojë rënien që ka pasur sa i përket marrëdhënieve me shtetet e Perëndimit prej ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainën fqinje.