Abdullah Thaçi
Në një debat mes miqësh, dy profesor universiteti, atëherë zyrtar të lartë në Kuvendin e Kosovës, njëri nga Prizreni e tjetri nga Prishtina, në pushimin e mesditës në Prishtinë,deri sa debatoni për kulturën dhe tranditën shqiptare, profesori nga Prizreni mes tjerash ishte shprehur : “do të ishte mirë që Prishtina të shkarkohej pak e Prizreni të shpallej kryeqytet i Kosovës”!
Edhe pse miq dhe ligjerues në universitet, reagimi i profesorit nga Prishtina, atë kohë, për gjykin tim ishte shumëi pa shije, ai ishte shprehur: “Prizreni është i mirë të jetë vetëm kryeqyetet i qebapave”! Tash e sa kohë nga ky konstatim, nga syri i atyre nga Prishtina, se me cilin sy dhe për cilën shije flasin për Prizrenin, sot kur kemi degradim moral dhe institucional në Prizren, mund të na dhemb secilit.
Është e vërtetë se Prizreni ndër shekuj njihet për kultivimin e artizanateve të shumta orientale, mes tyre edhe qebapave me shumë shije.Aman, nuk duhet harruar, e gjithë të tjerve duhet kujtuar se Prizreni ishte djepi i patriotizmit dhe vendlindja e shumë institucioneve që sot mburremi me to. Nuk duhet të harrojmë se në Prizren u mblodhën burrat dhe mendjet e ndritura për kombin, Lidhja e parë dhe e dytë e Prizrenit, nuk duhet të harrojmë se Biblioteka Kombëtare e Kosovës u themelua në Prizren, nuk duhet të harrojmë se Teatri Kombëtar i Kosovës u themelua në Prizren, duhet të mos e harrojmë se gazeta “Rilindja” u themelu dhe u botua për herë të parë në Prizren, nuk duhet ti harrojmë edhe shumë emra eminet,që linden dhe u rriten në Prizren, e që Kosovës i’a themeluan Universitetin e Prishtinës!
Nuk duhet t’I harrojmë edhe shumë emra tjerë, në jetë e në përjetësi, që kulturës, arsimit, shkencës dhe gazetarisë i dhanë emër dhe identitet, e po shumë ga ta vijnë po nga Prizreni.
Sot kur Kosova ka krizë kulturore e artisitike, pikrisht është Prizreni që Kosovës me DOKUFEST-in i jep vëmendje ndërkombtare, e që jo rrall herë financimi i tij është kushtzuar që ky festival, si dikur Biblikoteka Kombtare, Teatri Kombtar, e gazeta Rilindja, të “shpërngulet” në Prishtinë.
Me një fjalë mund të konkludoj, se fati i keq i Prizrenit është Prishtina!
Kjo për një numër të madh arsyesh, mes tjerash edhe për mos përfaqësimin meritor të Prizrenit në nivelin qendror të vendimarrjes, e sidomos në institucionet e rëndësishme arsimore dhe kulturore.
Njerëz dhe elita në Prishtinë, si jo rrall herë, Prizrenin e sulmojnë pa drejtësisht, kohëve të fundit duke i përdor edhe disa individ lokal, që për interesa të dirigjuara nga Prishtina, nuk përtojnë të shiten për pesë qebapa e dy gota raki rrushi.
Këta individ ka javë që u cyten nga element me qendër Prishtinën, për t’ia “zbulu” Prizrenit një të“vërtetë”. Këta individ këto javë dhanë “alarmin” se objekti i SHKA “Agimi”, nga objekti i kulturës po shëndrrohet në qebaptore! Sikur mos të ishte e vërteta ndryshe, në shikim të parë, padyshim një lajm i hidhur.
Por e vërteta është ndryshe. Edhe pse pajtohem se objekti i kësaj shoqërie kulturore assesi nuk duhej të tjetërsohej për as një çmim. Tjetërsimi i tij daton dekada më parë, atëherë edhe kur u ndërtua objekti.
Kati i dytë i tij që nga fillimi e kishte një sallë të veçant, që shërbente si kafene, ku pihej rakia e ku dëfrehej “elita”, kjo sallë dikur përdorej edhe për fejesa e syneti!E gjitha kjo për të kriju një ambient për “Agimin”, ku do të krijoheshin pak të hyra financiare, si qera, e me të cilat do të duhej të kryeni disa obligime mujore që krijohen vetvetiu. Pasi rethanat kanë ndryshuar, e ku kafeneja në katin e dytë, për “Agimin” jo vetëm që nuk sillte të hyra, por për kundrazi krijonte obligime, udhëheqësit e saj kishin marr vendim që të bënin një ndyshim.
Ajo që njihej si kafja “Agimi” të zbres nga kati i dytë në katin e parë, kjo në marrveshje me një restorant aty ngjitur, e ku për “Agimin” do të bënte ndryshim formal në dukej, e në anën tjetër të krijohej një fond i qëndrushëm për shpenzime.
Sikur këta individ të ishin të zhurmshëm me kohë edhe atëherë kur mbidheshin në në katin e dytëedhe pinin e hanin myfte siç thuhet në Prizren, ndoshta do të isha pajtuar me ragimin e tyre.
E dinjitetshme do të ishte, sikur këta indvidi të bënin të pa mundurën, duke mos rreshtur së kërkuar fonde dhe financim të qëndrueshëm për “Agimi”, në mënyrë që ky objekt të jetë në shërbim të plotë të kulturës, duke mos pas nevojë as për kafehane në katin e dytë e as për qebaptore në katin e parë.
Koha do të tregoj më së miri se cili ishte njeti i tyre, e që jam i bindur që nuk ishte “Agimi”.
Për fund dua ta përmbyllë me dëshirën që Prizrenit ti vijnë në shprehje njerzit që i’a rikthejnë dinjitetin, si institucional ashtu edhe kulturor.