11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Qëllohet për vdekje në një restorant të Los Angeles reperi PnB Rock

PnB Rock, reperi i Filadelfias i njohur më së shumti për hitin e tij të vitit 2016 “Selfish”, u qëllua për vdekje gjatë një grabitjeje në restorantin Roscoe’s House of Chicken&Waffles në Los Angeles të Jugut të hënën pasdite, thanë burimet e zbatimit të ligjit për The Times.

Kelly Muniz nga policia e Los Angeles tha se të shtënat ndodhën në orën 13:15 në restorantin e famshëm në Main Street dhe Manchester Avenue.

Ajo fillimisht nuk e identifikoi viktimën.

Foto: Invision/Associated Press

Rock, 30 vjeç, emri i vërtetë i të cilit ishte Rakim Allen, kishte qenë në restorant me të dashurën e tij, e cila kishte postuar një foto të etiketuar me vendndodhjen në një postim të fshirë në Instagram.

Muniz tha se një i dyshuar hyri me një armë zjarri brenda restorantit dhe kërkoi sende nga viktima. Burime thanë për The Times se Rock ishte në shënjestër për bizhuteritë e tij.

“Viktima u qëllua pothuajse menjëherë nga sulmuesi gjatë grabitjes”, tha Muniz.

“Ai qëlloi viktimën dhe vrapoi nga dera anësore në një makinë të arratisjes dhe më pas u largua nga parkingu”, tha ajo.

Muniz theksoi se viktima u dërgua në spital dhe u shpall i vdekur në orën 13:59.

Foto: Getty Images

Rock ka lindur më 9 dhjetor 1991, në Filadelfia. Ai i tha Paper Magazine se u frymëzua për të bërë muzikë në moshën 19-vjeçare pasi dëgjoi albumin e Drake, “Take Care”.

I ndjeri publikoi këngën e tij më të fundit, “Luv Me Again”, më 2 shtator. /Telegrafi/

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Lajmet e Fundit