29.7 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Pranohen të gjitha kushtet, mësohet data dhe vendi ku do të zhvillohet dueli i madh Fury – Joshua

Më në fund janë pranuar të gjitha kushtet dhe do të ketë një duel të zjarrtë për titullin e kampionit të botës.

Muaji dhjetor njihet si muaj i festave dhe festë do të ketë edhe në sportin e boksit ku do të jetë një duel i jashtëzakonshëm mes Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas.

Pas shumë negociatave më në fund është arritur marrëveshja dhe Anthony Joshua ka pranuar kushtet për tu përballur me Furyn.

Përfaqësuesit e boksierit britanik, Anthony Joshua, kanë konfirmuar se dy herë kampioni i peshave të rënda ka rënë dakord që përballja me Tyson Furyn të zhvillohet më 3 dhjetor.

Tyson Fury i dha Joshuas kohë të vendos nëse do të pranojë datën 26 nëntor për tu përballur në Wembley, ose datën 3 dhjetor në stadiumin ‘Principality’ në Cardiff të Uellsit.

“Mund të konfirmojmë, në emër të Anthony Joshuas se i pranuam të gjitha kushtet e paraqitura nga ekipi i Fury-t për një përballje më 3 dhjetor të premten e kaluar,” postoi 258 MGT në Twitter, të martën në mëngjes.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigja nga promotori i Tyson Furyt, Frank Warren.

“Kontrata do të jetv gati shumë shpejtë për ju”, shkroi Warren. /Telegrafi/

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Kosova luan ndaj Britanisë së Madhe në kualifikimet për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Kështu...

Lajmet e Fundit