Qeni sulmoi dy persona në Rahovec, qëllohet më pas me armë

Dy persona janë lënduar të dielën në Rahovec, pasi janë sulmuar nga një qen.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 15:10

Sipas Policisë, qeni më pas është qëlluar nga një dëshmitar.

“Rahovec 19.01.2020 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që qeni i tij ka sulmuar një mashkull dhe një femër që të dy K-Shqiptar, ndërsa një dëshmitar mashkull K-Shqiptar me pushkë të gjuetisë (me leje) ka qëlluar qenin dhe ka mbytur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pushka është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

 

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit