Qeveria e konfirmon: Blerim Kuçi e ka ofruar dorëheqjen te kryeministri

Blerim Kuçi ka ofruar dorëheqjen nga pozita e ministrit të Ekonomisë.

Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, ka thënë për Express se kryeministri Avdullah Hoti ka marrë kërkesë nga Blerim Kuçi që ta lirojë atë nga detyra e ministrit.

“Ka arritur një kërkesë për lirimin nga detyra nga ana e ministrit”, ka pohuar Baxhaku.

Ajo tha se gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrë vendim nëse do t’ia pranojë dorëheqjen ministrit Blerim Kuçi, apo do ta refuzojë atë.

“Kryeministri sot do ta shqyrtojë këtë kërkesë, nëse do ta pranojë atë apo jo”, tha Baxhaku

Më Shumë

Vdes tragjikisht në Gjermani, 63-vjeçari nga Rahoveci

Më 29 qershor të këtij viti, Elhami Elshani, nga fshati Brestoc i Rahovecit ka vdekur tragjikisht në Gjermani. Sipas njoftimit të fshatit, i ndjeri humbi...

Nderohen dëshmorët dhe martirët në Budakovë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për homazhet e zhvilluara në fshatin Budakovë, në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të kombit. “Sot i nderuam...

Lajmet e Fundit