5.3 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Qeveria neglizhon Kuvendin në procesin e krijimit të Speciales

Kuvendi i Kosoves14Ekipi teknik nga Kosova ka vazhduar në heshtje konsultat me përfaqësues të Brukselit, rreth finalizimit të Projektligjit për krijimin e Gjykatës Speciale, shkruan Koha Ditore.

Megjithëse i tërë procesi vazhdon të mbahet larg syve të publikut, gazeta merr vesh nga burime të pakonfirmuara se ka përplasje mes Brukselit dhe Prishtinës, për shkak të vërejtjeve që ka listuar pala kosovare, para se projektligji t’u prezantohet deputetëve për votim. Një takim është mbajtur edhe të enjten, por nuk janë dhënë detaje për procesin.

“S’ka asgjë”, ka thënë shkurt Hajredin Kuçi, i cili është koordinator i grupit punues për hartimin e strategjisë në lidhje me Gjykatën Speciale. Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Brukseli zyrtar, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /KD/

Më Shumë

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

Prizren, shëndetësia përtej kufijve lokalë (Video)

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka rritur numrin e shërbimeve shëndetësore, që nuk anashkalojnë edhe pacientë nga qarqet e veriut të Shqipërisë. Drejtues të...

Lajmet e Fundit