18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Filmi i Nart Zeqirajt përzgjedhet për Cannes 2014

7IBIDI-film“Cinerockom” shpall listën e gjysmëfinalistëve që janë përzgjedhur për tu shfaqur në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit “Cannes 2014”. Në nje deklaratë për KultPlus, regjisori Nart Zeqiraj thotë se e ka pritur me befasi këtë lajm. Ai deklaroi se prezantimi në Cannes ka rëndësinë më të madhe në karrierën e tij të re të filmbërjes. “Edhe pse filmi nuk është në konkurrencë, shfaqja në kuadër të kësaj ngjarjeje është shumë e rëndësishme, pasi ky është një ndër tri festivalet më të mëdha të filmit në botë”, ka thënë regjisori 19 vjeçar, Zeqiraj.

Regjisori i ri kosovar Nart Zeqiraj është duke përjetuar në realitet, ëndrrën e tij të ngjitjes së suksesshme në fushën e kinematografisë.

Një lajm që ka marr sot nga përtej oqeanit, e ka bërë 19 vjeçarin të ndihet si asnjëherë më parë i lumtur me profesionin e ri prej filmbërësi.

Filmi i tij “Zibidi” është kualifikuar për tu shfaqur në kuadër të festivalit të njohur të filmit në Cannes që do të mbahet sivjet prej 18 deri më 20 maj. Përzgjedhja është bërë nga festivali ndërkombëtar i filmit CineRocKom në Hollywood i cili mbledh producentët dhe regjisorët më të talentuar nga mbarë bota për të shfaqur punën e tyre.

Në edicionin e fundit të këtij festivali, filmi i metrazhit të shkurtër i Zeqirajt kishte fituar tri çmime në mesin e të cilave edhe çmimin për filmin më të mirë të shkurtër “Best short film – Gold Award” dhe atë për regjisorin më të mirë, “Best Director– Green Award”.

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse “Zibidi” është përzgjedhur për tu shfaqur në Cannes krahas 6 filmave të tjerë të shkurtër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Kanadaja, India dhe Turqia.

Filmi ndonëse nuk do të jetë në konkurrencë zyrtare, ai do të prezantohet para komunitetit artistik nga mbarë bota, gjë që është një e arritur e madhe për regjisorin e ri kosovar.

Në nje deklaratë për KultPlus, Nart Zeqiraj thotë se e ka pritur me befasi këtë lajm. Ai thekson se ende nuk është duke besuar se filmi i tij është vlerësuar për të qenë pjesë e kësaj ngjarje të madhe të filmit.
“Prezantimi në Cannes për mua ka rëndësinë më të madhe deri tash. Edhe pse filmi nuk është në konkurrencë, shfaqja e tij në kuadër të kësaj ngjarjeje është shumë e rëndësishme, pasi ky është një ndër tri festivalet më të mëdha të filmit në botë”, ka thënë regjisori Zeqiraj.

“Zibidi” flet për realitetin social me të cilin përballen shumica e të rinjve në vendin tonë. Skenari bën fjalë për tre shokë të cilët qëndrojnë me orë të tëra në një lokal me filxhanë të zbraztë përpara duke komentuar lloj-lloj ngjarjesh.

Më pas, ata përpiqen se si t’i bëjnë gati të hollat për t’i paguar kafet, duke i mbledhur cent më cent.E tërë ngjarja rrëfehet në 11 minuta përmes aktorëve Nol Berisha, Afrim Muçaj e Gani Rrahmani.
Nart Zeqiraj me filmin “Zibidi” është prezantuar në në 21 festivale të ndryshme nëpër botë ndërsa ka fituar 7 çmime ndërkombëtare.

Në vijim është lista e filmave të shkurtër që janë përzgjedhur për tu shfaqur në Cannes.
“Liberator” by Aaron pope (USA)
“Grandpa” by Leslie Simpson (Australia)
“Kayip” by Mete sozer (Turkey)
“Zibidi” by Nart Zeqiraj (Kosovo)
“At Last” by Tarun Jain (India)
“Speedwacker” by Alexandre Carriere (Canada)
“Malea Beloved” by Vincent McLean (USA)

Më Shumë

Nis rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes së Prizrenit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se ka nisur rikonceptimi i ekspozitave të përhershme brenda Muzeut të Lidhjes...

Ballkani shkruan historinë, e fiton tri herë rresht titullin

Ballkani është shpallur kampion për herë të tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi i Ilir Dajës e ka mposhtur Llapin në “Zahir...

Lajmet e Fundit