17.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Qeveria tallet me dëmet e luftës

Premtimeve të vonuara të pushtetit nuk u beson askush. Serbia ka shkaktuar miliarda euro dëme dhe nuk pagoi asnjë cent

Qeveria e Kosovës është rikujtuar më në fund që në dialogun me Serbinë të futet temë parësore edhe çështja e dëmeve të luftës. Sipas kryeministrit Isa Mustafa dhe ministres për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, kjo çështje mund të bëhet temë me prioritet e fazës së re të dialogut më Serbinë në Bruksel, pasi të jetë krijuar qeveria e re e Serbisë, pas zgjedhjeve të këtij viti.

Deputetë të subjekteve politike, në pozitë dhe opozitë, analistë dhe ekspertë, konsiderojnë se institucionet e Kosovës, veçmas pas shpalljes së pavarësisë, janë të vonuara dhe e kanë dëmtuar shumë çështjen e dëmeve të luftës në bisedimet me Serbinë. Ndërkohë dyshohet edhe për një interferim të politikës në gjyqësorin e vendit, në mënyrë që të mos gjykohen drejt paditë individuale që janë adresuar në gjykatat tona nga palët e dëmtuara nga lufta, duke u nisur nga të dhënat se deri tani shumica e rasteve të padive në gjykatat tona janë hedhur të palejuara.

Ekziston një dyshim, ndonëse i pa konfirmuar zyrtarisht, se KGJK-ja u kishte dhënë në të kaluarën urdhër në formë të “këshillës vepruese” gjyqtarëve, që të gjitha paditë kundër Serbisë nëpër gjykatat e Kosovës, “Të hedhen poshtë si të palejuara”!

Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, thotë se kjo vonesë kaq e madhe është bërë për shkak të dështimit të institucioneve në krijimin e politikave të mirëfillta shtetërore dhe duke lëshuar rrugë vetëm për interesat e Serbisë. Sipas tij, deri në këtë legjislaturë të tanishme, barra e përgjegjësisë i adresohet ish-kryeministrit Hashim Thaçi për neglizhencë të kësaj teme.

“Kosova që nga koha e shpalljes së pavarësisë asnjëherë nuk shtroi për bisedime asnjë interes të vetëm të Kosovës, siç janë dëmet e luftës, dënimi i masakrave të kryera nga Serbia, të pagjeturit, të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Pra, asnjë çështje të vetme, e cila do të ishte në interes të Kosovës nuk e ka shtruar në këto bisedime. Të gjitha çështjet janë shtruar kanë qenë për interesa të Serbisë. Edhe marrëveshjet e nënshkruara të gjitha kanë qenë për interesa të Serbisë dhe në dëm të interesave shtetërore të Kosovës”, tha deputeti Salihaj. /Kosova Sot/

Më Shumë

Hoti: Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai është shprehur optimist...

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Lajmet e Fundit