Gjimnazi ‘Gjon Buzuku’ përuron tetë SMART Board

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka përfunduar me sukses projektin e pajisjes së tetë klasave me tabela të mençura (SMART Board), një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe modernizimit të procesit mësimor.

Ceremonia e përurimit u zhvillua në ambientet e shkollës, në praninë e Ambasadorit të Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Krajevski, kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përfaqësuesve institucionalë, mësimdhënësve dhe nxënësve. Projekti u realizua falë mbështetjes së Ambasadës së Bullgarisë, e cila financoi pajisjen me SMART Board.

Sipas njoftimit të shkollës, pajisja e klasave me këtë teknologji interaktive synon të mundësojë një mësim më dinamike, inovativ dhe gjithëpërfshirës, duke kontribuar në forcimin e kompetencave digjitale të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe duke përmirësuar cilësinë e procesit mësimor.

Drejtoresha e shkollës, Gylaj Shipkovica, shprehu mirënjohje ndaj Ambasadës së Bullgarisë dhe Komunës së Prizrenit për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kjo nismë përfaqëson një investim afatgjatë në digjitalizimin e shkollës dhe në modernizimin e arsimit./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Lajmet e Fundit