Qeveria Thaçi lë shumë obligime pas zgjedhjeve

QeveriaKosoves-NdertesaQeveria dhe institucionet në mandatin aktual do t’u lënë shumë “barrë” organeve të reja që do të dalin pas zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen muajt e ardhshëm. Këto detyra dhe obligime ishin pjesë e agjendës së qeverisë aktuale apo edhe legjislativit, por brishtësia dhe jofunksionaliteti i tyre pamundësuan që ato të përmbyllen gjatë këtij mandati.

Burime ndërkombëtare të gazetës Tribuna kanë bërë me dije se janë disa çështje për të cilat, pavarësisht se cilat subjekte politike do të vijnë në pushtet pas zgjedhjeve, do të duhet të reflektojnë në raport me obligimet ndërkombëtare.

Në rend të parë, faktori ndërkombëtar shpreh interesimin e vet që të vazhdohet zbatimi i obligimeve që ka marrë përsipër Kosova me marrëveshjen e arritur me Serbinë më 19 prill të vitit 2013,shkruan tribuna.

Së dyti, këto burime kanë bërë me dije se do të preferonin që qeveria e ardhshme të akomodojë komunitetet, sidomos atë serb. Të njëjtat burime refuzojnë të shprehin preferencat e tyre nëse do të donin që në pushtet të shihnin koalicionin e gjerë të shumëpërfolur PDK-LDK dhe pakicat apo jo

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Lajmet e Fundit