23.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Qeveria thotë se ka arritur t’i bindë disa shtete për liberalizimin e vizave

Qeveria e Kosovës është zotuar se sivjet do të ndërmarrë disa hapa drejt konkretizimit të proceseve integruese në Bashkimin Europian.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, nga Qeveria thonë se janë duke punuar ngushtë me shtetet që janë skeptike për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Për këtë proces, Qeveria thotë se ka arritur që t’i bindë disa prej tyre, por nuk specifikon cilat.

“Po bëhen katër vjet që çështja [e vizave] ka ngecur në Këshillin e BE-së, pra te vendet anëtare. Falë punës në sundimin e ligjit, luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe zhvillimeve pozitive në performancën ekonomike, ne kemi arritur që disa shtete hezituese dhe neutrale t’i kthejmë në favor të mbështetjes për liberalizim”, thonë nga Qeveria.

Sipas tyre, për heqjen e vizave është plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës në udhërrëfyesin për liberalizim.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Në Evropë, vendet e vetme që nuk kërkojnë viza për qëndrim deri në 90 ditë në vit për kosovarët, janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Kosova është, po ashtu, e vetmja në rajon që nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE. Por, nga Qeveria thonë se aplikimi në këtë bllok pritet të bëhet në pjesën e dytë të vitit 2022.

“Synimi ynë është që në pjesën e dytë të vitit, bazuar në vlerësimet për punën dhe reformat tona, të kemi një momentum pozitiv dhe të arrihet konsensusi ndërmjet 27 vendeve anëtare [të BE-së], që pas prezantimit të aplikimit tonë, Këshilli i BE-së të ftojë Komisionin Evropian që të përgatisë pyetësorin për vlerësimin e gatishmërisë për shtet kandidat”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës dhënë Radios Evropa e Lirë.

Krahas këtyre përgatitjeve, Qeveria thotë se, brenda pak kohësh, do të aplikojë për anëtarësim edhe në Këshillin e Evropës – organizatën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë – si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Më Shumë

Shyhretja kështu rregullohet në pushime

Shyhrete Behluli këtë kohë po e shfrytëzon që të relaksohet në një vend superior. Pasi që është e angazhuar në sezonin e verës, këngëtarja në...

Tri orë me Thaçin, tri me Veselin – Totaj tregon se çka i thanë ata për fitoren në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli u ndjenë shumë mirë kur u vizituan nga ai në...

Prizren/ Babai e rrah vajzën vetëm pse i shpenzoi 10 euro

Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje është denoncuar mbrëmë, në Policinë rajonale të Prizrenit, ku një grua e ka raportuar...

S’ishte parë tri ditë nga fqinjët dhe banesa po i kundërmonte erë, gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në Prizren pasi fqinjët e tij kanë raportuar se ai nuk është parë për tre...

Golden Eagle Ylli mposht Prishtinën edhe në ndeshjen e tretë dhe kalon pa problem në finale

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 56:75 (11:18, 17:17, 11:25, 17:15), duke kaluar në finale të Play-offit, pasi në...

‘Jetoj me tre burra në shtëpi’/ Çiljeta bën rrëfimin e pazakontë

Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga, ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ka bërë një rrëfim ndryshe për familjen e saj. Ajo ka...

Kosova dhe BERZH-i me marrëveshje për energji efiçiente për Prizrenin

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Alain Pilloux në javën e takimeve pranverore...

Mot i nxehtë gjatë kësaj jave në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira të...

Juventusi i bindur se Pogba do rikthehet në Torino

Agjentja e Paul Pogbas, Rafaela Pimenta do të takohet sot me Juventusin për të diskutuar një rikthim të mundshëm në Torino për francezin. Mesfushori francez...

Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut: E kam vërejtur edhe në autobus që qytetarët më shohin si armik

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, tha se rritja e fundit e pagave është bërë...

Drejtoresha e shkollës kafshon djalin autik

E ëma e fëmijës ka denoncuar rastin e çuditshëm, pasi fëmija ishte kthyer nga shkolla me shenjën e kafshimit në këmbë. Mediet greke shkruajnë se...

Kurti para studentëve amerikanë: Kosova është histori e suksesit demokratik

Të përdorësh Kosovën si shembull për të justifikuar ndërhyrjen në Ukrainë nuk është gjë tjetër veçse injorancë dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj së vërtetës,...

Afro 100 fëmijë ukrainas u vranë gjatë prillit

Afro 100 fëmijë janë konfirmuar se janë vrarë në Ukrainë në prill, sipas zëvendësdrejtorit ekzekutiv të Unicef. Megjithatë, Omar Abdi pranoi se numri i vërtetë...

Totaj flet për mësimdhënësin që akuzohet për pedofili, tregon pse u ndje “dyfish keq”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha në Frontal të T7 se ndjehet dyfish më keq – për shkak të pozitës – lidhur me rastin...

Dita Ndërkombëtare e Familjes shënohet sot

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 15 maj shpalli “ditën ndërkombëtare të familjes”, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe...

Osmani përkujton intelektualin Ukshin Hoti në 23-vjetorin e zhdukjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar intelektualin Ukshin Hoti, në 23-vjetorin e zhdukjes. Më 16 maj të vitit 1999, ai u...

Lajmet e Fundit