1.9 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Qeverinë nuk e rrëzon Asociacioni, por korrupsioni

“Mënyra e vetme për ta luftuar krimin dhe korrupsionin në Kosovë është që të hiqen nga pushteti të korruptuarit, rrjedhimisht të rrëzohet kjo Qeveri, e cila e ka kapur tërë shtetin, pra edhe sistemin e drejtësisë, pikërisht përmes krimit dhe korrupsionit”, tha Driton Çaushi nga lëvizja ‘Vetëvendosje’

Përfaqësues të subjekteve politike në opozitë kanë thënë se nevoja për të kundërshtuar paraprakisht këto marrëveshje të arritura në Bruksel me Serbinë dhe për t’i vendosur ato në prioritet para denoncimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, që po e zhytin në mjerim popullin e Kosovës, për shkak të punësimeve militanteske dhe monopolet, që favorizojnë oligarkët e bizneseve, nuk do të mund ta amnistojë për asnjë milimetër Qeverinë e kriminalizuar. Opozitarët thonë se paraprakisht duhet të bëhet luftë për sigurimin e tërësisë së pacenueshme territoriale të vendit, sovranitetit dhe integritetit kushtetues.

“Zgjidhjet që po jep dialogu i Brukselit po e degjenerojnë Republikën, duke e shndërruar Kosovën në një Bosnjë të dytë. Ky proces po udhëhiqet nga liderë, që lëshimet ndaj Serbisë i shohin si monedhën e vetme këmbyese, që ua mundëson mbijetesën politike. Në Bruksel nuk po mbrohet interesi i Kosovës, por interesi personal i duos Thaçi-Mustafa. Ekipet negociatore me përgatitje mediokre janë tregues i heqjes dorë të udhëheqjes së vendit nga përgjegjësia për ta mbrojtur interesin e vendit”, tha Driton Çaushi nga lëvizja ‘Vetëvendosje’./kosova sot/

Më Shumë

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Dalin në shitje biletat për Kosovë – Sllovaki në Prizren

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, ku përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me...

Lajmet e Fundit