14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Qosja përmes Lamartinit: Ky pushtet do të përmbyset!

Akademik Rexhep Qosja në rrjetin social Facebook, ka cituar sot Lamartinin, tek flet për pushtetin.

Postimi i plotë i akademik Qosjes:

“Në qoftë se arrin që prej një kombi qytetarësh të bëjë shoqëri të turpshme gënjeshtarësh; në qoftë se e bën atdheun të skuqet për shkak të këqijave zyrtare; në qoftë se lejon që të fundosemi në tragjedi të vërteta të korrupsionit; në qoftë se lejon që pandershmëria e pushtetit shtetëror të pikëllojë dhe poshtërojë kombin dhe pasardhësit – ky pushtet, të jeni të sigurt, do të përmbyset. Dhe, do të përmbyset jo në gjakun e vet, si ai i vitit 1789, po në kurthin e vet. Dhe, meqenëse keni pasur revolucionet e lirisë dhe kundërrevolucionet e famës, tani do të keni revolucionin e ndërgjegjes dhe revolucionin e përbuzjes”

Alfons de Lamartin
HIJET SILLEN MIDIS NESH!

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

FBK sqaron skenarët: Si vendoset vendi i katërt dhe mbijetesa në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku...

Lajmet e Fundit