Quni dëgjon ankesat e banorëve të fshatit Gjonaj dhe Romajë të Hasit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka dëgjuar ankesat e banorëve të fshatit Gjonaj dhe Romajë të Hasit.

Sipas tij, hasjanët janë lënë në mjerim infrastrukturor nga pushtetit i Prizrenit.

“Në fshatrat Gjonaj e Romajë, ankesat e qytetarëve nuk kishin fund. Rrugë të pashtruara, kanalizime të pandërtuara, mungesë trotuaresh, probleme me rrjetin elektrik, mungesë të ndriçimit publik, shtrati i porri i degraduar dhe punime në disa projekte të nisura e të lëna përgjysmë dhe realizim jashtë çdo standardi, përbëjnë mozaikun e përditshmërisë të banorëve të kësaj ane”, shkruan Quni Facebook.

“Hasjanët e mirë e punëtor nuk e kanë merituar që pushteti komunal ti lë në mjerim infrastrukturor”.

“Unë e kam vullnetin dhe dëshirën, dhe në ekipin tim i kam ekspertët më të mirë të infrastrukturës, me të cilët do ti plotësojmë kërkesat e banorëve të kësaj ane, duke i realizuar projektet infrastrukturore me standardet më të larta”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Familja njofton për vdekjen e 26 vjeçarit që u godit nga rrufeja në Suharekë

Fatlind Bajselmani, 26-vjeç, vdiq të mërkurën pasdite pas goditjes që pranoi nga rrufeja në një zonë malore pranë Suharekës. Familja Bajselmani njoftoi sot se varrimi...

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Lajmet e Fundit