3.6 C
Prizren
E martë, 9 Mars, 2021

Quni ‘fair play’ në garën për kryetar të LDK-së, tregon se a ka folur me Vjosa Osmanin

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, të premtën në Pressing të T7 e ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së. Këtë tha se ua ka bërë të ditur edhe bashkëpartiakëve në mbledhjen e Kryesisë një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, ku Isa Mustafa i kishte njoftuar ata se s’do të jetë më kryetar, duke marrë një pjesë të përgjegjësisë për humbjen më të madhe në historinë e partisë më të vjetër në vend.

Quni sot për Express nuk ka dashur të tregojë nëse privatisht ka marrë mbështetjen e anëtarëve tjerë në parti në synimin e tij për t’u bërë kryetar i LDK-së. Ai tha se këto çështje janë të fshehta dhe se s’do që t’i bëjë publike, edhe për shkak të korrektësisë ndaj kundërkandidatëve të mundshëm.

“Unë vetëm e kam bërë të njohur që do të kandidoj. Tani këto çështjet tjera janë shumë diskrete. S’dua të tregoj për shkak të korrektësisë edhe ndaj kolegëve të tjerë që mund të jenë edhe kandidatë”, tha Quni.

Ndonëse në Pressing premtoi që në rast se do të bëhej kryetar i LDK-së, do t’i kthente në parti të gjithë të larguarit, përfshirë ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Quni tha se s’ka folur me të pas asaj paraqitjeje.

“Pas shpalljes së kandidaturë s’kam biseduar me të”, pohoi Quni.

Të premten, Quni tha se ka disa arsye pse ka vendosur të futet në garën për kryetar të LDK-së, ndërsa dha edhe premtimin e madh për kthimin e Vjosa Osmanit në parti.

“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye e faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehë mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në LVV, brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”, ka deklaruar ndër tjerash Quni.

“Jam i vetmi që jam deklaruar që nga momenti kur Isa Mustafa është larguar nga përgjegjësitë, të gjithë anëtarët e Kryesisë, që në Kuvendin e radhës unë do të jem kandidat për kryetar të LDK-së”, ka theksuar Quni.

Më Shumë

Kadri Kryeziu nuk arrin të bëhet deputet

Ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu nuk ka arritur t’i marr votat e mjaftueshëm në zgjedhjet e 14 shkurtit për të...

Ylli triumfon në sfidën verdhezi

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Pejës në udhëtim me shifrat 77:88 (22:18, 16:28, 22:19, 17:23), në ndeshjen e mbetur të xhiros së...

Lajçak vjen me pesë porosi në Kosovë, tregon kur do të vazhdojë dialogu

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pasur disa porosi për skenën politike në vend pas takimit me u.d e presidentit Vjosa...

Zafir Berisha shpall kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike në Qeverinë Hoti, Zafir Berisha, ka deklaruar se do të jetë...

Totaj: Unë do të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj thotë se ai do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të kësaj komune. “Mendoj...

Më të votuarit në Malishevë, i pari Fatmir Limaj e dyta Vjosa Osmani

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në qytetin e Malishevë, Fatmir Limaj është kandidati më i votuar në të gjitha partitë politike. Limaj ka...

96 vjet nga vrasja e Luigj Gurakuqit

Luigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero...

Hapet ekspozita me fotografi të kullave të Jasharëve

Fotografi Sefer Aliqkaj ka hapur një ekspozitë me fotografi të Kullave të Jasharëve në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. Kjo ekspozitë...

Kur gratë falnin gjaqe dhe i jepnin fund ligjeve të Kanunit

“Ne insistuam që edhe gratë të jenë pjesë e aksionit. Ishin ato që bartnin peshën më të rëndë të dhembjes, por edhe të barrës...

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të...

Gjykata merr vendim për policin që qëlloi dy qytetarë në Dragash

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, me datën 4 të këtij muaji, qëlloi me armë zyrtare dy qytetarë të Dragashit.Lidhur me këtë, Gjykata Themelore...

Arrihet marrëveshja mes Joshua dhe Fury, për luftën për titullin e kampionit të padiskutueshëm

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë arritur marrëveshje për të luftuar për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë dhe...

Zidane zotohet se Real Madridi do të luftojë deri në fund për titull në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është zotuar se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titull në La Liga, pas...

Ky do të jetë moti gjatës javës që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje në formë...

Inspektorati në Prizren rrëzon dy objekte

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se sot ka bërë rrënimin e dy objekte, për shkak...

Kaq vota mori zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 3995 vota. Ajo, bashkë me partinë e saj, Nisma, nuk do të jetë...

Lajmet e Fundit