4.4 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Quni i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Nuk i frikësohemi luftës, mos e harro tmerrin e Koshares

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se Serbia po përgatitet ushtarakisht pasi që një konflikt i ngrirë mund të eskalojë papritur.

Përmes një postimi në Facebook, Quni tha se duam të jetojmë në paqe por nëse lufta është e pashmangshme, ne do të fitojmë.

Daut Haradinaj reagon për deklaratën e Vuçiqit, thotë se duhet të forcojmë institucionet
“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangëshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares”, ka shkruar Quni transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron konflikt të ngrirë me Kosovën. Ai e ka përmendur luftën që po zhvillohet në Nagorno Karabak ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke përkujtuar se si “nga një konflikt i ngrirë prej 30 vjetësh mund të shpërthejë lufta”, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq tha se Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi me Kosovën, por shtoi se nuk do të pajtohet me poshtërim.

“Nuk duam që kjo të na ndodhë dhe të na befasojë. Prandaj nuk angazhohemi për një konflikt të ngrirë, por duam një zgjidhje kompromisi dhe të këmbëngulim në procesin që zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së”, tha Vuçiq.

Gjatë një konference shtypi në të cilën e nominoi Ana Brnabiqin si mandatare për formimin e qeverisë së re të Serbisë, Vuçiq theksoi se Serbia presionin më të madh e ka për ta njohur pavarësinë e Kosovës, pa marrë asgjë në këmbim.

“Obligimi ynë është që të përballemi me sfidat. Kurse përballë presioneve më të mëdha që janë rreth Kosovës dhe përpjekeve për ta detyruar Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës, e për këtë të mos marrë pothuajse asgjë, me dëshirën tonë gjithmonë të shprehim qëllimin tonë për të biseduar dhe për të arritur një zgjidhje kompromisi. Sigurisht nuk e pranojmë poshtërimin e qytetarëve të Serbisë dhe qytetarëve tanë në Kosovë”, tha Vuçiq.

Më Shumë

Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec

Në 110 hektarë tokë bujqësore në mes të fshatrave Kramovik-Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, pritet të ndërtohet Parku Solar. Në këto hapësira disa...

Moti sot: Me vranësira dhe diell, temperaturat deri në 10 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.   Siç njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat më të fokusuara...

Lajmet e Fundit