Quni: Parku i Qytetit të Prizrenit është zhytur në mbeturina

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar Parkun e Qytetit.

Ai, aty ka parë papastërti të madhe.

“Mbeturina gjithandej, drurë që u thyhen degët dhe bien përtokë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, tualetet jashtë funksionit, ndriçim që punon pjesërisht brenda dhe jashtë parkut, ura e shkatërruar, lumi i mbushur me mbeturina që notojnë mbi të, si dhe kaos e parregullsi gjithandej në parkimin e veturave mbi hapësirën e gjelbëruar të parkut”, tregon Quni.

“Është për keqardhje se si me neglizhencën e paaftësinë e pushtetit aktual, Prizreni u shndërrua nga një qyteti që konsiderohej ndër më të pastërtitë në vend, në qytetin më të ndotur!”.

“Prizreni dhe prizrenasit nuk e meritojnë një trajtim të tillë, prandaj po afron koha kur ata vet do ti ndëshkojnë me votën e tyre këta që dështuan plotësisht në përmbushjen e obligimeve dhe përgjegjësive të veta karshi qytetarëve”.

“Ne zotohemi se parkut dhe hapësirave publike do t’u japim rëndësinë e merituar me përkujdesje maksimale”.

 

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Lajmet e Fundit