0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Quni për kandidaturën e Avdullah Hotin e si kryeministër: Kam abstenuar nga votimi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni ka sqaruar qëndrimin e tij në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, me rastin e nominimit të kandidatit të kësaj partie për kryeministër, Avdullah Hoti.

Ai ka bërë të ditur se ka propozuar disa emra për mandatar nga radhët e LDK-së, por që kryesia ka vendosur për ish-zëvendëskryeministrin e shkarkuar në Qeverinë Kurti.

“Me këtë rast kam dhënë edhe propozimet e mia, e që ishin më shumë se sa një emër. Në fund, pas debatit brenda partiak që, zakonisht zhvillohet në atmosferë dhe kulturë të lartë demokracie dhe çfarë vetëm subjekti i LDK-së e ka të kultivuar, qëndrimet tona u përafruan rreth emrit të profesor Hotit i cili edhe mori besimin e të të gjithë të pranishmëve”, ka shkruar Quni në Facebook.
Hoti thotë se ka abstenuar nga votimi i Hotit për mandatar, por ka respektuar vendimin e partisë dhe ka uruar të nominuarin Hoti duke i dëshiruar suksese.

Postimi i plotë:

Qendrimi im ne mbledhjen e Kryesise se LDK-se

Te nderuar miq, me qellim qe te mos krijohet hapesire per spekulime ne mediat e ndryshme, dua te ju njoftoj rreth qendrimit qe mbajta sot, ne mbledhjen e kryesise se LDK-se, me rastin e nominimit te kandidatit tone per kryeminister, profesor, Avdullah Hoti.

Meqenese LDK-ja ruan kulturen e debatit para marrjes se vendimeve te saj, para nominimit eshte hapur mundesia per debat te cilen e kemi shfrytezuar duke biseduar me gjuhen e fakteve dhe argumenteve rreth kandidateve te mundshem.
Natyrisht qe edhe nga ana ime eshte çmuar larte personaliteti i profesorit Avdullah Hoti.
Por, e verteta eshte se, kam thene qe e shoh te nevojshme edhe nominimin e ndonjë personaliteti tjeter te partise, gjithmone ne perpjekje te permbushjes se nevojes per unifikim te strukturave te partise dhe votuesve te LDK-së.

Me kete rast kam dhene edhe propozimet e mia, e qe ishin me shume se sa nje emer.
Ne fund, pas debatit brenda partiak qe, zakonisht zhvillohet ne atmosfere dhe kulture te larte demokracie dhe cfare vetem subjekti i LDK-se e ka te kultivuar, qendrimet tona u perafruan rreth emrit te profesor, Hotit i cili edhe mori besimin e te te gjithe te pranishmeve.
Une kam abstenuar nga votimi, por natyrisht qe kam respektuar plotesisht vendimin unanim te Kryesise dhe e kam uruar te nominuarin duke i deshiruar sukses dhe me lutjet qe ne kete rrugetim ta kemi bekimin e Zotit.

A.Q

Më Shumë

Dy personave në Prizren u gjendet pistoletë dhe thikë në çanta

Policia e Kosovës njofton se të hënën është raportuar që te dy persona të dyshuar në çanta u është gjetur një pistoletë me gaz...

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin...

Lajmet e Fundit