Quni: Së shpejti do të anëtarësohemi me të drejta të plota në konferencën e Kartës së Adriatikut

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka thënë kanë përmbushur me sukses aktivitetet e parapara për vitin 2020, përkundër shkurtimit të buxhetit dhe pandemisë.

Quni në konferencën e fundvitit, ka përmendur disa prej të arriturave të ministrisë që drejton, ku njëra ndër to ka qenë edhe pjesëmarrja në konferencës e Kartës së Adriatikut, ku ka shprehur bindjen për anëtarësim të plotë në këtë konferencë së shpejti.

“Avancuam me sukses edhe tranzicionin dhe krijimin e kapaciteteve të para të mbrojtjes së territorit. 400 ushtarë të rinj, duke ngritur përqindjen e gjinisë femërore në 10 përqind”

“Kemi realizuar procesin e përzgjedhjes së gjeneratës së kateteve 2024. Krahas planit të arsimit brenda vendit kemi pasur suksese edhe ndërkombëtare”.

“Kemi përfaqësuar ministrinë në konferencën e Kartës së Adriatikut ku shpresojmë që së shpejti të anëtarësohemi me të drejta të plota. Objektivi ynë është që të zhvillojmë forcat tona në angazhimin e forcave të përbashkëta paqe ruajtëse”, tha Quni.

Ai po ashtu theksoi se FSK-ja, për të nëntën herë është shpallur institucioni më i besuar nga qytetarët.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit