Qytetarët e Suharekës grumbullohen nëpër lokale, policia intervenon në katër raste

Brenda dhjetë minutave, Policia në Suharekë mbrëmë ka intervenuar në katër raste ku ka hasur në grumbullim të qytetarëve dhe hapje të lokaleve në mënyrë të jashtëligjshme.

Sipas policisë, qytetarët janë shpërndarë në katër raste të ndara ndërsa pronarët e lokaleve janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj pronarëve të lokaleve është hapur rast për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Dy raste kanë ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina”, një në rrugën “Brigada 123” dhe një në rrugën “Ali Pashë Tepelena”.

Kujtojmë se në fazën e dytë u hapën kafiteritë vetëm për ofrimin e shërbimit “merre-me-vete”.

Qytetarët mund të marrin me vete porositë, pasi ende nuk lejohet qëndrimi brenda objekteve, kjo si shkak i parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Lajmet e Fundit