2.5 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Qytetarët emigrojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës

Kufiri ne vermicPika kufitare në Vërmicë ka filluar të shfrytëzohet nga qytetarët e Kosovës, për të emigruar në shtetet Perëndimore.

Ata po e shfrytëzojnë këtë pikë kufitare, si alternativë për të ikur pas ndalimit që iu është bërë në pikën kufitare në Merdare. Kalimin kufitarë në Vërmicë-Morinë, qytetarët e pakënaqur me gjendjen në Kosovë, po bëjnë me anë të makinave familjare.

Qytetari H.K. nga Malisheva ka treguar për “PrizrenPress” pse ka vendosur të emigrojë nga pika kufitare në Vërmicë.

“Në pikën kufitare në Merdare nuk po lejojnë që të kalojmë,prandaj rruga e vetme më mbeti që të emigrojë nga kjo pikë kufitare”,tregon ai.

Ai thotë se përmes Shqipërisë synon të dalë në Mal të Zi.

”Nuk kam me lënë rrugë pa gjetur vetëm të mos rrijë në Kosovë. Nuk jetohet pa punë. Këtu nuk ka shpresë për jetë ”,rrëfen ai.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se në pikën kufitare në Vërmicë, ditëve të fundit është rritur numri i qytetarëve që kalojnë në Shqipëri.

“Është rritur numri i qytetarëve që kalojnë në Shqipëri. Ata thonë se po shkojnë për qejfi në Shqipëri,por nuk kemi informacione se kjo pikë kufitare po përdoret për të ikur”, tregon një burim për “PrizrenPress”.

Ndërkaq, numri i qytetarëve që kanë ikur në rajonin e Prizrenit ende nuk është dihet. Në bazë të disa të dhënave që kanë publikuar shkollat numri i nxënësve që kanë migruar bashkë me prindërit e tyre është i madh./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hajnat futën në një shtëpi në Ngucat të Malishevës, vjedhin para e stoli ari

Shtëpia e një familje në fshatin Ngucat të Malishevës ka qenë cak i hajnave ditën e djeshme. Siç thuhet në raportin e Policisë, një person...

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Pa pranga

Lajmet e Fundit