Qytetari në Suharekë revoltohet pasi policia i shkruan gjobë për mosvendosje të maskës

Policia në Suharekë ka hapur një rast mëngjesin e ditës së djeshme për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Siaps njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës, kur patrulla e policisë ka ndaluar një automjet dhe gjatë shqiptimit të një tikete për mosvendosjen e maskës, i dyshuari është revoltuar dhe ka ofenduar zyrtarët policor.

Në bazë të njoftimit, i dyshuari pa lejen e policisë, është larguar me automjet, ndërsa policia ka arritur sërisht që ta ndalë të dyshuarin, dhe të njëjtin e ka shoqëruar në polici.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Lajmet e Fundit