9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Qytetari nga Rahoveci i dorëzon në polici paratë e gjetura

Një qytetar nga fshati Pataqan, të Rahovecit, ka gjetur një kuletë me shumë prej mbi 4000 eurosh, si dhe dokumente personale.

Siç thuhet në komunikatë, ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.

“Personit që i ka humbur kuleta ishte E.M., nga fshati Nushpall i Rahovecit. Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren”, thuhet tutje.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin E.I., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë.

Më Shumë

Drejtoria e Urbanizmit procedon lejen për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Florent Ukaj, ka njoftuar se sot është proceduar leja për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore të komunës. Sipas...

Fillon FIBA Kampi Potencial për gjyqtarët e basketbollit në Prizren

Nga 11 deri më 13 shkurt, në Prizren po mbahet FIBA Kampi i Potencialëve për gjyqtarët e basketbollit, një ngjarje shumë e rëndësishme për...

Lajmet e Fundit