11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Putini po sillet si Hitleri

Nga Mytaher Haskuka

Po shihet qartë që Putini pas konsolidimit të pushtetit absolut në Rusi, po sillet si Hitleri para luftës së dytë botërore.

Ashtu si Hitleri që në fillim të vitit 1938 aneksoi Austrinë, Putini filloi me aneksimin e Krimesë.

Ashtu si Hitleri që si arsyetim e kishte çlirimin e zonave të banuara me gjerman në Çekosllovaki , por në fund e pushtoi gjithë Çekosllovakinë , Putini në fjalimet e tij intervenimin në Ukrainë arsyetoi me zonat e banuara me rusë, por sot ushtria ruse invadimin filloi nga të gjitha anët dhe synimi i Putinit është Kievi dhe pushtimi i përgjithshëm i Ukrainës.

Njëjtë si në kohën para luftës së dytë botërore, shtet e demokratike nuk janë të unifikuar dhe nuk janë të gatshme që të kundërpërgjigjen fuqishëm. Për më shumë, disa politikanë Evropianë mendojnë që Rusisë i është bërë padrejtësi pas përfundimit të “luftës së ftohtë” dhe që Rusia ka të drejtë historike për disa territore. Putini si Hitleri është duke bërë propagandë gebelsiane dhe shumë qarqe raciste janë duke u ushqyer nga paratë e Putinit dhe i shërbejnë atij.

Për të arritur qëllimin e pushtimit të shpejtë të Ukrainës, Putinit i duhet paniku dhe demobilizimi i shpejtë i ushtrisë Ukrainase, për këtë rusët janë duke bërë një luftë speciale mediatike dhe me rrjete sociale, me video për të përhapur frikë dhe konfuzion. Fatkeqësisht edhe portalet tona të etura për klikime janë duke i përhapur këto video, së fundi një video me titull “Video prekëse e ushtarit ukrainas: Nënë, baba, ju dua e humbëm qytetin…” këto video kanë qëllim demobilizimin e rezistencës ukrainase, andaj nuk bën të shpërndahen./Huazuar nga Facebook-u/

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Lajmet e Fundit