9 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

Qyteti i kulturës pa objekte kulturore

Fahri Musliu 

Dy koncerte me muzikë dhe valle popullore, të mbajtura (në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit 2024) në Shtëpinë e Kulturës të rinovuar (pa ndonjë ndryshim hapësinor), tregoi se “qyteti kulturor e historik” ka nevojë për një sallë të madhe për ti plotësuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Sepse në të dy koncertet nuk mjaftuan as salla as ulset për ti pranuar të gjithë të interesuarit të cilët tërë kohën e kaluan duke ndenjur grumbull, këmbë anash të mbështetur nëpër mure, meqë salla ka kapacitet prej 400 ulësve. E që është më keq kjo Shtëpi e kulturës i mbanë dy emra: Xhemali Berisha dhe Tetatri i qytetit Bekim Fehmiu, dhe kundër këtij mbishkrimi paskan protestuar familjarët e Xh. Berishës, “pse emri i Bekimit aty”?

Çfarë mendësie!

Prizreni, si qytet i dytë me popullatë në Kosovë, nuk ka një sallë të madhe reprezentative për ngjarjet e ndryshme kulturore (Gjakova ka dy salla të mëdha). Ndonëse para disa vitesh BE dhe komuna e ngriten një objekt (të gjymtë) që e quajtën Qendra Kulturore “Evropa”, me shumë shpenzime por jo edhe funksionale, e adekuat nevojave. (gjuajtje parash).

Pushteti aktual veproj ngjashëm duke e rinovuar, gati dy vjet, objektin e vjetër të Shtëpisë në Kulturës (qytetarët po e quajnë plaka e teleisur) sepse nuk ka ndryshime thelbësore në hapësirë, në vend që të ngrihej një objekt i ri. Madje kjo shtëpi e rinovuar nuk i plotëson as kushtet e nevojshme për trupën e Teatrit të Qytetit që e mban emrin e aktorit me famë botërore Bekim Fehmiu.

Trupa i shfrytëzon hapësirat e kësaj shtëpie meqë nuk e ka godinën e vet edhe pse është teatri i më i vjetër në Kosovë, por i vetmi që nuk e ka shtëpinë e vet. Godina e teatrit është më se e dosdoshme edhe për faktin se në kuadër të saj do të funksiononte edhe Teatri amator e veçmas Teatri i Kukullave, i cili i mungon Prizrenit dhe fëmijët nuk kanë si të njihen me teatrin dhe rolin e tij kulturor e edukativ.Godina të teatrit dhe teatër të kukullave kanë madje qytetet e vogla si Vitia, Podujeva…

Por pushtetet nuk kanë buxhet për këto objekte kulturore, ndonëse shepnzohen para të mëdha në rregullimin e qendrës së qytetit (dy herë për tre vjet janë ndërruar kubëzat), asfaltimin e rrugëve, rregullimin e trotoareve, rregullimin e gjoja disa parqeve që nuk janë, mbjelljen e shumë drujve zbukurues e luleve përgjatë unazës së qytetit pa ndonjë rregull e shije. Ose për blerjen e dy shtyllave elektrike Smart nga 32.000 Euro copa. Një njohës i investimeve më thotë “pse po habitesh kur në këto investime mund të vidhet më lehtë.” Madje më thotë se “pushtetarët po vjedhin edhe nga organizimi i manifestimeve të ndryshme kulturore e tjera.”?!

Në fakt Prizreni “qytet i kulturës” nuk ka as godinën e bibliotekës, (biblioteka e parë e Kosovës është hapur në Prizren më 1944) ndonëse para disa vitesh godina është ngritur në hapësirën e ndaluar për ndërtim, punimet janë ndërpre dhe askush nuk jep llogari për këtë dështim dhe paratë e shpenzuara. (Duhet të marrin shembull Suharekës për Bibliotekën dhe Shtëpinë e Kulturës).

Prizreni nuk e ka as Galerinë e arteve; ka pesë muze që janë kryesisht të mbyllur (përpos Muzeut të Lidhjes së Prizrenit), si dhe Muzeun dykatësh “Nëna Tereze” pa asnjë artefakt por me disa kopje të dokumenteve,(i financuar NGA MKRS) siç është e mbyllur për vizitor edhe Kisha e Shën Mërisë (Bogorodica Levishka apo siç quhet ndryshe edhe Xhuma Xhamia). Njëkohësisht një Prizren ka kohë që ka nisur ngritja (merremtimi i objektit) e Qendrës Kulturore Hebraike, vetëm për shkaqe politike, e jo për interes të qytetarëve. Edhe këtu shpenzim i kot i parave nga MKRS.

Pushtetet e qytetit në fakt me disa veprime po bëjnë getoizimin e qytetarëve në baza etnike. Sepse janë ngritur Qendra kulturore boshnjake, ajo turke, shpresoj do të ngritët edhe ajo rome, e ashkalinjve, dhe e komuniteteve tjera, kurse populli shumicë, shqiptarë, nuk e ka qendrën kulturore.

Prizreni qytet historik nuk ka Muze historik, nuk e ka Monografinë e qytetit (hartimin e të cilës e kam propozuaar para 15 vitesh) apo filmin dokumentar, meqë këtë emër e bartë që nga viti 1019 .

Madje dy pushtetet e fundit disa herë kanë refuzuar kërkesën time për një hapësirë (lokal) për ekspozitë të përhershme të posterëve, fotografive, librave, gazetave, CD filmike, etj., kushtuar jetës dhe veprës së Bekim Fehemiut, e që do të ishte pararendëse e muzeut me artefakte të shumta të Bekimit. Kjo ekspozitë (galeri e artit) e pastaj edhe muzeu do të ishte edhe në funksion të zhvillimit dhe avancimit të turizmit kulturor dhe do të ishte me dobi të shumëfishtë. Por duket se pushtetarët e veçmas drejtuesit e kulturës nuk ka ide për rolin dhe rëndësinë e kulturës për qytetarët e Prizrenit dhe vizitorët e shumtë, prandaj duhet ta ndryshojnë mendësinë dhe qytetit tia kthejnë epitetin “qytet i kulturës dhe historik”.

Më Shumë

Aksident në Prizren

Në aksident i rëndë trafiku  ka ndodhur sot në Prizren, saktësisht në tranzit – rruga që lidhet me autostradën ku dy vetura janë aksidentuar. Rastin...

Dënohet me vdekje këngëtari iranian për fyerje ndaj profetit Muhamed

Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje këngëtarin e njohur, Amir Hossein Maghsoudloo, i njohur si Tataloo, pasi ai u dënua për blasfemi, sipas...

Lajmet e Fundit