6.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Ragip Begaj sot del para gjykatës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, do të dalë sot para gjykatës në rastin ndaj tij që ka të bëjë me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Seanca e dytë në rastin ndaj tij do të mbahet në Gjykatën Themelore të Gjakovës.

Më 17 dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Begajt pasi që dyshohet se gjatë muajve qershor – gusht të vitit 2014 në cilësinë e personit zyrtar ka shpërdoruar pozitën zyrtare dhe autorizimet e tij, me qëllim që një të dëmtuari t’i shkaktojë dëme, duke ia shkelur të drejtat nga marrëdhënia e punës.

Prokuroria pretendon se edhe pse i dëmtuari kishte kontratë të lidhur me Drejtorinë e Arsimit deri më 01.10.2015 si drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Ganimete Tërbeshi’ në fshatin Astrazub, i pandehuri me dashje dhe me dijeni ka hapur konkurs pa ia ndërprerë më parë marrëdhënien e punës të njëjtit, duke e lënë pa vend pune dhe të ardhura për jetën. /Kallxo.com/

Më Shumë

Në Bukosh përkujtohen dëshmorët e fshatit

Në fshatin Bukosh të Suharekës janë përkujtuar dëshmorët e rënë për lirinë e vendit, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë. Kryetari...

Seria finale për Superligë nis sot në Prizren

Dueli i parë i serisë finale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll luhet sot në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Lajmet e Fundit