Rahovec – Defekt në gypin kryesor, fshatra të tërë mbesin pa ujë

KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka defekte në gypin kryesor në hyrje të fshatit Celinë.Sipas njoftimit, pas këtij defekti, furnizimi me ujë do të ndërpritet që nga ora 16:30 e ditës së sotme e deri nesër.

Ndërprerja me ujë është bërë për shkak të punimeve për lokalizimin dhe sanimin e defektit.

Fshatrat që do mbesin pa furnizim me ujë janë: Fortesë, Celinë, Nagavc, Hoqë e Vogël, Krushë e Madhe, Qëndresë, Krushë e Vogël, Piranë, Retijë, Krajk, Bregdri, Zym dhe Shëngjergj.

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit