3.2 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Rahovec/ Dënohen me burgim me kusht të akuzuarit që pranuan fajësinë për vjedhje të rrushit

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim unik me nga pesë muaj burgim me kusht për të akuzuarit Rrahman Muhadri, Behar Muhadri dhe Përparim Halilaj për veprën penale “vjedhja”, të kryer në bashkëkryerje.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur nga gjykatësi Mizahir Shabani, pasi që të akuzuarit paraprakisht e kanë pranuar fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, të akuzuarit nuk kryejnë vepër tjetër penale.

Gjykatësi Shabani, ka shqiptuar nga tre muaj burg me kusht për veprën penale të vjedhjes si dhe nga tre muaj burgim me kusht për veprën penale të vjedhjes, të kryer në vazhdimësi.

Ku më pas, ndaj të akuzuarve për të dy veprat penale është shqiptuar dënim unik me nga pesë muaj burgim me kusht.

Të akuzuarit kanë thënë se ndihen fajtorë për veprën të cilën e kanë kryer dhe pendohen për rastin që iu ka ndodhur, dhe kanë kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se janë të gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës të familjes, ashtu që t’iu shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve nuk e ka kundërshtuar prokuror Enis Gashi, i cili tha se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë vullnetare dhe ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjyqtari Shabani, ka obliguar të që të paguajnë shpenzimet procedurale në shumen prej 30 euro.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë më 14 dhjetor 2017, ka ngritur aktakuzë ndaj Rrahman Muhadri, Behar Muhadri dhe Përparim Halilaj për veprën penale të vjedhjes, në vazhdimësi të kryer në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës mes 25-26 gusht 2017 në fshatin Potoqan i Ulët tek vendi i quajtur Dublan, Komuna e Rahovecit, me qëllim që vetit t’i sjellin përfitime pasurore pasi që janë marrë vesh në mes vete dhe i kanë ndarë rolet me automjetin e tipit “pikap”, kanë marrë rrush në sasi prej 300 kg, të cilëve pas kontrollit policor u është gjetur në bagazhin e automjetit, me çka të dëmtuarit Nevruz Jupa nga Rahoveci i shkaktojnë dëm material në vlerë të papërcaktuar.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit më 21 dhe 30 gusht  2017, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur Pallaticë, Komuna e Rahovecit, me të njëjtin automjet kanë marrë rrush në sasi prej 200 kg, çka të dëmtuarit Eshref Rama nga Rahoveci i shkaktojnë dëm material në vlerë të papërcaktuar. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Kryetari i ri i OVL-së së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, falënderon delegatët për besimin e dhënë

Kryetari i ri i OVL-së  së UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, ka falënderuar delegatët për besimin e dhënë në mënyrë unanime, pas zgjedhjes së...

Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhsK) në Hagë ka filluar dëshminë Halil Çadraku i cili përfaqësohet nga avokati Arianit Koci në procesin gjyqësor...

Lajmet e Fundit