Rahovec: Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ua ka shqiptuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, dy të dyshuarve për veprën penale “dhunë në familje”, S.K dhe L.H.

Një vendim i tillë është marrë nga gjykatësi i procedurës paraprake, Ilir Rashkaj, i cili ka aprovuar dy kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit.

Në kërkesën e parë për caktimin e masës së paraburgimit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se S.K , dyshohet se 17 mars 2020, rreth orës 14:00, në shtëpinë e tij, shkakton dhunë në familje, respektivisht duke përdorur forcë i shkakton lëndime trupore bashkëshortës së tij.

Ndërsa në kërkesën e dytë për sigurimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin L.H, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me 17 mars 2020, rreth orës 15:00, shkakton dhunë në familje, respektivisht keqtrajtim fizik ndaj nënës së tij.

Andaj, sipas prokurorit kujdestar Enis Gashi, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale të dhunës në familje, çka sipas tij vërtetohet edhe nga dëshmia e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve.

Ndryshe, në Gjykatën Themelore në Gjakovë dega në Rahovec, sipas vendimit të fundit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për shkak të mbrojtjes nga virusi COVID-19, po mbahen vetëm seancat e natyrës urgjente.

Këto janë dy rastet e para të këtij lloji të cilat janë mbajtur në këtë gjykatë që pas vendimit të KGJK-së. /BetimipërDrejtësi.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit