4.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Rahoveci, komuna më transparente në regjion të Prizrenit

“Transparometri Komunal” është bërë publik sot për komunat Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë.

Në një njoftim për media, thuhet se matja e transparencës së komunave është realizuar përmes një indeksi, i cili përbëhet nga 44 indikatorë matës të transparencës komunale dhe është i bazuar në katër shtyllat e vlerësimit: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun.

“Në bazë të gjeturave të analizës mbi transparencën e gjashtë komunave të regjionit të Prizrenit të matur për periudhën gjashtë mujore (janar-qershor 2016), Komuna e Rahovecit ka qenë komuna më transparente nga gjashtë komunat tjera me 70.7 %. Pas saj renditen Komuna e Malishevës (61.9 % transparente), Komuna e Prizrenit (59.6 % transparente), Komuna e Suharekës (56.2 % transparente), Komuna e Dragashit (54.0 % transparente) dhe Komuna e Mamushës me (23.1% transparente)”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, Rahoveci është po ashtu komuna me performancë më e mirë sa i përket zyres së Kryetari me 25.3 pikë, nga 35 pikë të mundshme, pasuar nga Komuna e Malishevës (20.3 pikë), Komuna e Prizrenit (17.7 pikë), Komuna e Dragashit (14.3 pikë), Komuna e Suharekës (12.7 pikë) dhe Komuna e Mamushës (5.0 pikë).

“Komuna e Rahovecit në raport me komunat tjera tregoj performancë të mirë në raport me transparencën e punës së Kuvendit të Komunës me 28.7 pikë, Komuna e Malishevës (me 24.0 pikë), Komuna e Prizrenit (me 23.0 pikë), Komuna e Suharekës dhe Dragashit me nga (18.3 pikë) dhe më së paku transparente del të jetë Komuna e Mamushës (12.0 pikë). Komuna e Suharekës prinë me performancë në kuadër të financave komunale me 27.7 pike, Komuna e Rahovecit (27.3 pikë), Komuna e Dragashit (26.0 pikë), Komuna e Prizrenit (25.0 pikë), Komuna e Malishevës (21.0 pikë) dhe Komuna e Mamushës (8.0 pike)”, vazhdon njoftimi.

Sipas tyre, në shtyllën e konsultimeve publike, komuna e Malishevës në këtë periudhë ka performuar më së miri (21.3 pikë), Komuna e Suharekës (me 20.0 pikë), Komuna e Prizrenit (17.7 pikë), Komuna e Rahovecit (17.6 pikë) Komuna e Dragashit (17.0 pikë), dhe Komuna e Mamushës (me 7.3 pikë).

“Nga retrospektiva e nxjerrjes dhe publikimit të kësaj analize në baza gjashtë mujore, pesë nga gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit kanë pasur përmirësim të ndjeshëm në indikatorët matës me përjashtim të Komunës së Mamushës e cila ka stagnuar në përmirësimin e indikatorëve bazikë të transparencës komunale”, thuhet më tej në njoftim.

Më Shumë

Lis Shoshi shkëlqen dhe shpallet MVP i javës

Basketbollisti i Golden Eagle Ylli, Lis Shoshi, ka qenë protagonisti kryesor i javës në ProCredit Superligën e Kosovës në Basketboll, duke u shpallur MVP...

Çikat e Bashkimit kërkojnë fitore ndaj Penzës

Çikat e Bashkimit do të presin sot skuadrën e Penzës në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Femrave në basketboll. Ndeshja zhvillohet...

Lajmet e Fundit