-6.9 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Rahoveci mposht Sigal Prishtinën

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 83:62 (18:10, 24:21, 13:16, 28:15), në kuadër të xhiros së tretë të Prince Caffe Superligës.

Rahoveci është një nga skuadrat me synime të mëdha në këtë edicion dhe kishte hyrë vetëm për fitore. “Vreshtarët” e nisën ndeshjen më mirë duke fituar çerekun e parë me shifrat 18:10. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, sidoqoftë, vendasit e fitojnë 24:21, për të shkuar në pushim me rezultat 42:31.

Në periodën e tretë, prishtinasit u munduan të rikthehen dhe arrijnë të fitojnë këtë pjesë 13:16, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:47. Megjithatë, në periudhën e fundit, vendasit ishin shumë më të mirë 28:15, për të triumfuar me rezultat 83:62.

Te Rahoveci më i dalluari ishte Isaiah Traylor me 30 pikë, derisa te Sigal Prishtina, Altin Morina kishte 15 pikë e 11 kërcime, derisa 14 pikë shtoi Fisnik Rugova.

 

 

Rahoveci ka dy fitore dhe një humbje, kurse Sigal Prishtina një fitore dhe dy humbje.

Më Shumë

Lirohet në procedurë të rregullt 75-vjeçari nga Prizreni, dyshohet për grisje të fletëvotimit pasi s’u lejua ta asistojë bashkëshorten

Pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt 75-vjeçari që dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes, pasi nuk u lejua ta asistojë këtë të...

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po...

Lajmet e Fundit