18.8 C
Prizren
E hënë, 20 Mars, 2023

Rama batuta për lindjen e Zahos: Është shumë king

rama per djalinKryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp për largimin e ministrit Ilirjan Celibashi dhe ardhjen e Ermonela Felajt në vend të tij foli edhe për djalin e sapolindur. E pyetur nga një gazetare për ndjesitë e tija si baba Rama u përgjigj shkurtimisht ndërsa bëri edhe batuta me gazetaren që falenderoi atë për sjelljen në jetë të Zahos.

Pyetja e gazetares: Një pyetje njerëzore zoti Rama. Duke gjetur rastin për të ju falenderuar, për të ju uruar për lindjen e djalit tuaj, ka interes publik në fakt për të ditur si është gjendja e tij shëndetësore? Një emocion juaji i ndarë përpara kamerave dhe jo vetëm përmes rrjeteve sociale…..

Rama: Për të uruar se për të falenderuar keni një distancë shumë të madhe në moshë pavarësisht se ai është shumë king. Kështu që mbetet për tu parë nëse do të kesh vajzë apo djalë, pastaj koha bën çudira dhe mund të vijë dita që edhe të më falenderosh. Për momentin jam unë që duhet të falenderoj, ju, të gjithë ata që me pafundësi kanë bërë urimet e tyre për këtë ngjarje kaq të posaçme në jetën time, në jetën tonë familjare dhe mbi të gjitha falenderoj në mënyrën më të posaçme Lindën që lindi Zahon se unë në fund të fundit dhashë një kontribut minimal ndërsa maksimalin e dha ajo.

Më Shumë

Zhdukën mbi 31 mijë euro në një qendër tregtare në Prizren

Më shumë se 31 mijë euro janë zhdukur nga kompania dhe kjo u vërejt gjatë barazimit të shumës së parave. Stafi menaxhues ka deklaruar në...

Raphinha pritet të largohet nga Barcelona dhe të rikthehet në Premier Leauge

U transferua për 58 milionë euro në në verën e kaluar, por aventura e Raphina-s me Barcelonën mund të përfundojë më shpejtë se sa...

Lajmet e Fundit